Thirrja e Bashës: Të shpallet gjendje e jashtëzakonshme për familjet e dëmtuara...

Thirrja e Bashës: Të shpallet gjendje e jashtëzakonshme për familjet e dëmtuara nga tërmeti ne Korçë

75
0
Shares

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka reaguar për tërmetet e njëpasnjëshme këtë mëngjes në Korcë.

Përmes një postimi në Twitter kreu i opozitës theksoi se qeveria duhet të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme për ndihmë ndaj familjeve të goditura nga tërmeti në Korcë.

Nga tërmeti në Juglindje u demtuan shume banesa dhe mbetën të plagosur dy persona.

POSTIMI I BASHES:

Qindra banesa janë dëmtuar nga tërmeti që goditi në orët e para të mëngjesit rajonin e Korçës. Shumë banorë kanë mbetur në qiell të hapur dhe qindra të tjerë janë në panik se çfarë do të ndodhë me banesat e tyre. Gjithçka kishin ndërtuar me sakrificë të madhe është shkatërruar.

Duhet shpallur menjëherë gjendja e jashtëzakonshme në zonën e goditur dhe duhen dedikuar urgjent fonde për shtëpitë e dëmtuara. Familjeve të mbetura në mes të katër rrugëve dhe në gjendje tronditje dhe pamundësie totale shteti duhet t’ju ofrojë menjëherë ndihmë financiare dhe ushqim e strehë. Nuk duhet humbur asnjë çast për shkak të paaftësisë apo lojrave politike, por duhet vepruar menjëherë dhe me veprime konkrete për të ndihmuar banorët e goditur.

Familjeve të mbetura në mes të katër rrugëve dhe në gjendje tronditje dhe pamundësie totale, shteti duhet t’u ofrojë menjëherë ndihmë financiare dhe ushqim e strehë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY