Partia Socialiste çeli pasdite fushatën e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, ne nje salle te mbushur me njerez por pa entusiazem.
Në fjalën e tij, Kryeministri Edi Rama tha se 30 qershori konfirmon Partinë Socialiste si forca e padiskutueshme udhëheqëse e vendit dhe e konfirmimit të drejtimit të saj në çdo bashki në Shqipëri. “30 qershori është një garë mes nesh që duam ta çojmë Shqipërinë përpara me ide, programe e punë dhe atyre që duan ta kthejnë Shqipërinë mbrapa, me baltë, konflikt. Mes nesh që duam një vend demokratik dhe atyre që duan pushtet përmes dhunimit të demokracisë”, tha Kryeministri.
“Është e drejta e tyre për të mos lënë dy gurë bashkë për të sabotuar çeljen e negociatave me Be, por ta harrojnë se kanë në dorë ndonjë gjë tjetër përveç se të bëjnë vetëvrasje duke i rënë murit me kokë. Ata kanë një problem, janë pak, ne kemi një avantazh, jemi shumë. Ata janë dembelë dhe të paaftë për të drejtuar, ne jemi punëtorë dhe të përkushtuar në drejtim. Ata janë frikacakë dhe janë të alarmuar nga Reforma në Drejtësi, ne jemi guximtarë dhe jemi të vendosur ta bëjmë këtë vend shtet, ku drejtësia është një për të gjithë dhe të gjithë janë të barabartë përpara drejtësie”, shtoi ai.
Kryeministri Rama nuk dha ndonje alternative te re te menaxhimit te qeverisjes lokale. Gjithe fjalimi u perqendrua ne frikesimin e reagimit qytetar me 30 qershor duke i frikesuar ata me heqjen e vizave per ne SHBA dhe ne vendet e BE.
Kryeministri nuk permendi ne asnje rast arsyet se pse opozita ka lene zgjedhjet, arsye te cilat lidhen me qeverisjen, tjetersimin e votes etj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/