Korça është tronditur sërish nga lëkundje sizmike, pas 6 tërmeteve që kanë rënë sot në mëngjes në rrethin jug-lindor të vendit.
Nuk dihet sesa i fuqishëm është tërmeti, ndërsa lëkundjet kanë rritur frikën në mesin e qytetarëve. Bëhet me dije se gjatë ditës së sotme në Korçë ka pasur vazhdimisht lëkundje sizmike.
Qyteti i Korçës u godit ditën e sotme nga 6 tërmete, duke lënë dhjetëra banesa të shkatërruara.
Ndërkaq, 4 persona janë plagosur, të cilët për fat të mirë janë jashtë rrezikut për jetën.
Tërmeti më i fuqishëm goditi fshatin Flloq, me një forcë goditëse 5.3 ballë të shkallës rihter.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/