Basha me banorët e ‘Unazës së Re’/ Protesta e nesërme, paralajmërimi i...

Basha me banorët e ‘Unazës së Re’/ Protesta e nesërme, paralajmërimi i fundit i Ramës

101
0
Shares

Gjatë fjalës së tij nga protesta e ditës së sotme e banorëve të Unazës së Re, kreu i PD, Lulzim Basha ftoi ata dhe gjithë qytetarët e tjerë ti bashkohen protestës së nesërme  të opozitës së bashkuara para kryeministrisë.

Sipas Bashës, e nesërmja do të jetë paralajmërimi i fundit për qeverinë.

“Bashkohemi për ta shkulur të keqen me rrënjë, bashkohemi në protestën e nesërme në rrugën tonë për të mos lejuar më asnjë dramë familjare, asnjë shkelje flagrante të të drejtave tuaja. Bandën në pushtet do e shkulim me çdo çmim. Ju ftojmë ta bëjmë në emër të së ardhmes tonë, në emër të fëmijëve tanë. Le ti japim paralajmërimin  fundit se jemi të vendosur ta çlirojmë Shqipërinë nga banda kriminale e tja kthejmë atë pronarëve të vërtetë, qytetarëve shqiptarë”, mbylli fjalën e tij Basha.

Protesta e nesërme e opozitës së bashkuar, e shtata kombëtare që prej 16 Shkurtit, zhvillohet para kryeministrisë dhe nis në ora 19.00

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY