Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zbardhen kontratat për Milot-Balldren, 337 milionë euro për dy PPP, çfarë do paguajmë përveç rrugës

31/05/2019
Zbardhen kontratat për Milot-Balldren, 337 milionë euro për dy PPP, çfarë do paguajmë përveç rrugës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kontratat e miratuara nga Kuvendi kanë dy përfitime të forta për palët. E para, qeveria përjashtohet nga hetimi sepse kontrata është votuar nga Kuvendi dhe e dyta, firma fituese ka garanci të plotë për të gjithë jetëgjatësinë e projektit.

Dy kontratat e rrugëve Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat do të votohen në Kuvend, ndoshta për të plotësuar këto dy kushte, jetike për palët. Si të tilla, pra të votuara në mënyrë kolegjiale, ato duhet të kënaqin pritshmëritë e sa më shumë deputetëve. Kjo ndoshta është arsyeja pse për 13 vite me radhë qytetarët do të duhet të paguajnë 337 milionë euro për ndërtimin e dy rrugëve, njëra 17 kilometra dhe tjetra 14,7 kilometra.

Rrugë periferike, pa destinacion përfundimtar, por vetëm pjesë lidhëse të rrugëve ekzistuese. Asnjë devijim, shkurtim i rëndësishëm apo zgjidhje e një problemi infrastrukturor. Firmat i fituan tenderët me ofertën 212 milionë euro, ndërsa pas rinegocimit do t’i paguajmë nga buxheti 280 milionë euro ose 337 milionë euro bashkë me TVSH.

MILOT-BALLDREN

Firma “ANK” është shpallur fituese “me vlerë ndërtimi dhe mirëmbajtjeje gjithsej 161,500,000 euro”. Ky është përfundimi i tenderit për ndërtimin e rrugës 17 kilometra Milot-Balldren. Por pas negocimit të kontratës, qeveria bindet që për 13 vite t’i paguajnë firmës jo 161,5 milionë euro, por 213 milionë euro. Pse ndodhi kjo? Sepse firma do të marrë një kredi prej 70 milionë eurosh në bankë dhe duhet ta shlyejë atë.

Do të marrë rreth 20 milionë euro nga furnitorët dhe do t’i shlyejë ato. Të gjitha këto me interes 5 për qind dhe të gjitha këto duhet t’i paguajë qeveria, pra qytetarët nga taksat. Bashkë me TVSH-në, fatura në total shkon rreth 256 milionë euro, me një mesatare prej 15 milionë eurosh për kilometër. Në dokumentet e depozituara në Kuvend thuhet se rruga e re do të jetë autostradë me standardet më të larta.

Ndërkohë që po këto dokumente tregojnë me shifra se pjesa dërmuese e 17 kilometrave janë zgjerim i rrugës ekzistuese. Nga 17.2 kilometra rrugë, 12.2 kilometra janë “zgjerim i segmenteve ekzistuese”. Vetëm 4,138 janë “ndërtim segmenti” të ri rrugor. Bashkë me një tunel prej mbi 800 metrash. Pra, nuk bëhet fjalë për një autostradë të re, por në pjesën dërrmuese një zgjerim të rrugës ekzistuese. Të paktën kështu thuhet në dokumentet që do votojnë deputetët. Në po këto dokumente, nënvizohet se firmës do t’i paguhen 20 milionë euro për mirëmbajtjen e rrugës së re, nga viti i 4-t i kontratës deri në vitin e 13-të të saj.

ORIKUM-DUKAT

Për segmentin Orikum-Dukat, në dokumentet e tenderit thuhet: “Vlera e parashikuar e projektit në bazë të studimit të fizibilitetit është 50,575,020 euro”. Në tender kanë marrë pjesë dy kompani. Fituese u shpall kompani “Gjikuria” “me vlerë ndërtimi dhe mirëmbajtjeje gjithsej 50,552,441 euro”.

Pra, qeveria kurseu nga tenderi rreth 23 mijë euro. Por gjatë negocimit të kontratës, qeveria u bind sërish që të paguajë për 13 vite jo 50 milionë euro, por 67 milionë euro. Bashkë me TVSH-në, vlera totale arrin në mbi 80 milionë euro, duke e bërë rrugën rreth 15 kilometra me një kosto prej 5,5 milionë eurosh për kilometër. Kjo nuk është një autostradë, por një rrugë me dy kalime. Edhe për këtë rrugë firma do marrë kredi, që bashkë me interesat do të paguhen nga buxheti.

Tags: balldrenkoncesionimilotrruga

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.