Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Droga “varfëroi” Vlorën, Këlliçi: Ishte projekti pilot i kanabizimit, projekti final është Shqipëria

31/05/2019
Droga “varfëroi” Vlorën, Këlliçi: Ishte projekti pilot i kanabizimit, projekti final është Shqipëria
Share on FacebookShare on Whatsapp

Teksa një raport i fundit nga revista Monitor theksonte se në Vlorë ishte ulur ndjeshëm rritja ekonomike duke shkuar drejt varfërisë, të shumta kanë qene dhe reagimet.

Një reagim së fundmi e ka dhënë dhe Belind Këlliçi, kryetar i forumit rinor të PD. Këlliçi shkruan se e gjitha ndodh për shkak se kjo është politika e kryeministrit Rama.

“Politika e vetme e Edi Rames per Vloren dhe gjithe Shqiperine eshte droga dhe trafiku! Per te gjithe ata qe jane skeptike, le te lexojne artikullin me poshte me fakte dhe shifra tronditese. Projekti pilot i kanabizimit ishte Vlora. Projekti final eshte Shqiperia. Eshte detyra jone ta rikthejme vendin ne normalitet e te ndalim njehere e mire kete te keqe te madhe qe ka kapur vendin dhe ekonomine per fyti…”,-shkruan Këlliçi.

Në shkrim thuhet:

Edhe pse me mundësi për prosperitet, Vlora nuk ka parë ditë të bardha, edhe pse është ndër qarqet që ka prurje të mëdha nga Ekonomia e zezë, çka nuk duket se i ka sjellë më shumë të ardhura ekonomisë vlonjate, por vetëm ka shtuar kriminalitetin dhe vrasjet në qytetin bregdetar. Ekonomia e Vlorës dha një kontribut negativ në ekonominë kombëtare me 0.19% në 2017.

Të ardhurat për frymë në rajonin e Vlorës ranë me 2% në 2017-n, pas një rritjeje të fortë që kishin shënuar në 2016-n, duke treguar që përmirësimi i të ardhurave nuk ishte i qëndrueshëm.

Studimet vendase dhe ndërkombëtare për krimin e organizuar e rendisin Vlorën si qendrën kryesore të zhvillimit të trafiqeve dhe eksportit të lëndëve narkotike me jashtë. Pozicioni gjeografik, Porti dhe afërsia me Italinë e kanë bërë Vlorën atraktive për trafikantët. Shumë familje e kanë të lidhur jetesën me ekonominë e zezë, teksa numri i vrasjeve mafioze është më i lartë në këtë qark.

Një Studim i Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë në lidhje me Krimin e Organizuar tregon se qytetet kryesore nga të cilat transportohet droga e fortë nga Shqipëria në Itali, janë Vlora dhe Durrësi. Porti i Vlorës është pika transballkanike për transportin e drogave të forta nga Lindja në Perëndim. Gjithashtu gjatë vitit 2016, qyteti mbolli dhe trafikoi sasi të mëdha të hashashit.

Edhe pse Vlora është një nga qendrat më të mëdha të eksportit të drogës kjo nuk e ka ndihmuar ekonominë e saj të rritet përkundrazi. Të ardhurat ekonomisë zezë të përqendruara në pak të duar, duket se janë shpenzuar më së shumti jashtë qarkut, duke mos e ndihmuar qarkullimin në ekonominë e Vlorës.

Nga ana tjetër, qyteti i Vlorës duket se ka rënë në depresion për shkak të kësaj situate, pasi sipas të dhënave të INSTAT, është qarku me rënien më të madhe të lindshmërisë. Studime të tjera kanë gjetur se Vlora ka potencialin më të lartë të emigracionit në vend.

Ekonomia e Vlorës dominohet nga bujqësia, tregtia dhe turizmi. Bujqësia zuri 28.1% të ekonomisë së qarkut më 2017, ndërsa tregtia dhe turizmi 18.9%. Industria dhe ndërtimi zunë 10 dhe 11% secila në tërësinë ekonomisë së qarkut. Pesha e bujqësisë nga viti 2012 u rrit (ishte 24% në 2012), kurse pesha e turizmit në ekonominë e qarkut u ul (ishte gati 20% në 2012).

Tags: Belind kellicireagimivarferiVlora

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.