Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FATBARDH KADILLI/ Rama, bej dicka

28/05/2019
Kadilli:Lufta me Greqine, “anulim loje”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Që ke bërë shumë gjëra në jetë, kjo duket. Që nuk do të harrohesh lehtë nga shqiptarët, edhe kjo është e kuptueshme. Ashtu siç është e kuptueshme se në jetë të ka udhëhequr më shumë dëshira për famë se sa dëshira për të bërë gjëra. Kam bindjen se ky motiv të ka bërë të zgjedhësh profesione, që e duan dhe nuk jetojnë dot pa publikun. Basketbolli, piktura, publicistika dhe në fund politika. Ky motiv nuk është krim.

Gara e vërtetë e këtyre zanateve, që ke zgjedhur, nuk është suksesi në ditën kur je në sytë e publikut. Gara e vërtetë është kur nuk je më në sytë e publikut, është gara me kohën kur nuk je më ai që je. Kësisoj, nuk është sukses që të grumbullohesh me kombëtaren e basketbollit. Suksesi është që të mbahesh mend si basketbollist i mirë.

Ti e ke të paktën këtë provë. As hapja e ekspozitave të shumta nuk të bën medoemos piktor të tillë, që të zësh vend mes të mëdhenjve, sado modest, që ka nxjerrë kjo tokë. Edhe këtë ti e di shumë mirë. E ke provuar edhe këtë.

Por, nëse te këto dy zanate, dështimi yt për të fituar me kohën është çështje personale, te zanati i politikës është çështje e të tjerëve, e të gjithëve ne. Ti ia ke dalë të drejtosh Ministrinë e Kulturës, Bashkinë e Tiranës, Partinë Socialiste dhe Qeverinë. Të siguroj si kundërshtar i yti se e ke lënë gjurmën, e ke fituar betejën me kohën. Do të mbahesh mend. Po ky nuk është sukses. Mbase ti nuk e di. Por, edhe në politikë, ashtu si gjetkë, nuk matesh me suksesin e karrierës. Ti mund të jesh Kryeministër, por, a je vallë burrë shteti. Dallimin ti e di. Ke emëruar dhe shkarkuar, ke humbur dhe fituar, ke luftuar dhe paqëtuar, ke estetizuar dhe shkatërruar, ke joshur siç dhe ke tradhtuar, ke motivuar, por më shumë ke korruptuar. Të gjitha këto i ke bërë si pakkush në këtë zanat. E vërtetë kjo, të paktën për këtë kohë që e jetojmë dhe e dokumentojmë, me sasi e me tepri. Ke pasur dhe ndikim në shumë gjëra që karakteri t’i ka dëshiruar dhe funksionet që ke pasur t’i kanë lehtësuar. Ke ndikuar shumë në këtë shtet që e drejton. Ke pushtetin sot, ke famën për nga mot, por nuk ke fituar suksesin me kohën. Ti nuk ke bërë dot diçka që të të bëjë burrë shteti.

Që, kur koha të vijë dhe, shqiptarët, që të duan si dhe ata që s’të duan, të kenë ç’të thonë për të të lëvduar, ti duhet të bësh diçka. Diçka që i dallon pushtetarët burokratë dhe arrivistët e suksesshëm në pallatin e pushtetit, nga ata që pushtetin e kanë edhe më të madh kur nuk janë më në pushtet.

Disa nga paraardhësit e tu kanë bërë diçka, që t’ua zgjasë pushtetin moral dhe të mbahen mend. Jo se kanë qenë engjëj. Aspak. Por, kanë bërë atë qe t’i nuk e ke bërë akoma. Fatos Nano e modernizoi partinë nga një parti puniste, që model kishte mjelësen dhe kryetarin qafëtrashë të kooperativës apo dhe oficerin mundësisht të Sigurimit, në një parti moderne që drejtohej nga një mozaik i pasur profilesh sociale. Dha dorëheqjen pas krizës së shtatorit ’98. Sfidoi moralin politik të partisë që drejtoi me disa dorëheqje. Ndau pushtetin me këdo që kishte një zë. Bëri tranzicionin paqësor të pushtetit. Bëri detante politike me kundërshtarin më të egër, të cilin e fajësonte edhe për burgosjen e vet politike.

Edhe Berisha, të cilin ti e mallkon çdo ditë të perëndisë, numëron disa akte që e bëjnë burrë shteti. Që nga pranimi i humbjes së referendumit që do i jepte formën demokracisë tonë pa i ngatërruar duart në kuti, te kuraja për të bërë marrëveshjen e 9 Marsit që legjitimoi tranzicionin, duke shmangur precedentin e marrjes së pushtetit me dhunë. Kërkoi falje publike për piramidat dhe u bë i pari politikan që diti të kërkojë falje për gabimet e tij. Kur ti kërcënoje të mos merrje pjesë në zgjedhje për shkak të certifikatës, i shtyu zgjedhjet, të plotësoi kushtet dhe deklaroi se “nuk bëj zgjedhje pa opozitën” dhe se “nuk mund ta lë vendin pa opozitë”. Nuk po shtyhem më tej.

Po ti, ç’ke bërë diçka të ngjashme deri më sot? Asgjë. Sot kur vendi është në krizën më të thellë, ty të ka ardhur rasti. Sot, kur perëndimi yt soditet me sy të lirë, edhe nga ata që kanë shikimin e turbulluar nga pasioni politik, sot, kur ke përballë më shumë shqiptarë në protestë se çdo paraardhësi yt, sot ti ke një shans. Ke mundësinë të bësh diçka që të të ndreqë raportet me kohën në profesionin tënd të tretë.

Ti ke mundësi të bësh aktin e duhur që t’i hapë rrugë një zgjidhjeje politike. Si kundërshtar me ty, dhe po të isha cinik deri në fund, duhej të të uroja që të mos bësh asgjë. Përkundrazi. Kështu do të kisha mundësinë të shihja tek dekompozohet trupi yt politik, që vetëm ti beson ende se gjallon, në mos po, edhe që rrezaton. Por, ka një kosto të madhe ky dekompozim. Rrezikon të infektojë shumë më gjerë sesa ata që nga afërsia me ty janë mësuar tashmë me kutërbimin e degradimit politik. Bëj diçka para se, dhe faktikisht, të jesh e shkuara.

Nuk dua, jo se nuk di të të them se çfarë duhet të bësh. Por, ke shans të bësh diçka. Ndryshe, pas zanatit të basketbollit dhe të piktorit, edhe në zanatin e politikës do të përfundosh si një mediokër fatlum. Si një politikan që arrivizmin e kishte me tepri, por që i mungoi deri në vdekje vizioni. Si një politikan që pasuria e fatit dhe e mundit e çuan në majë, por vetëm që t’i dukej edhe më qartë varfëria e përgjegjshmërisë. Do jesh në listën e atyre që kanë qeverisur shtetin, por asnjëherë në listën e burrave të shtetit. Bëj si të duash. Ti do të ikësh!

Tags: Fatabardh kadilli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.