Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian, rezultatet nxjerrin para Partitë Popullore (EPP)

27/05/2019
PE diskuton sot raportin e Fleckenstein për Shqipërinë, 192 amendamente për dekriminalizimin, krimin dhe korrupsionin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Partitë që janë të përkushtuara për forcimin e Bashkimit Evropian, arritën të mbajnë dy të tretat e vendeve në Parlamentin Evropian, por e djathta ekstreme dhe nacionalistët shënuan rritje në zgjedhjet që përfunduan të dielën.

Sipas rezultateve të para të publikuara nga Parlamenti Evropian, Partitë Popullore (EPP) do të kenë 178 vende dhe pasohen nga socialdemokratët me 152 vende. Të dyja kanë shënuar rënie nga zgjedhjet e vitit 2014. Liberalët kanë shënuar një rritje duke siguruar 101 vende dhe të gjelbrit 67. Konservatorët kanë siguruar 60 vende, ndërsa e nacionalistët e ekstremit të djathtë dhe popullistët së bashku kanë 108 vende në Parlamentin Evropian. Vendet tjera ndahen në mes të të majtëve dhe të tjerëve përfshirë edhe të pavarurit.

View image on Twitte

View image on Twitter

Gjykuar nga rezultatet, liberalët do të jenë rol thelbësor në ngritjen e institucioneve të BE-së.

Zyrtarët evropianë janë shprehur të kënaqur me pjesëmarrjen në zgjedhje që arriti në 51 për qind, ndryshe nga 43 për qind sa ishte në vitin 2014. Kjo pjesëmarrje shënoi edhe ndryshimin e trendit në rënie që nga votimet e para të vitit 1979.

Në Gjermani, konservativët e kancelares Angela Merkel, shënuan një rënie prej 7 për qind në krahasim me zgjedhjet e kaluara, ndërsa AfD e ekstremit të djathtë, shënoi një rritje prej 4 për qind. Por lajmi kryesor ishte fakti që të gjelbrit morën 21 për qind duke dalë para Social Demokratëve.

Në Francë, lëvizja e presidentit Emmanuel Macron mori 22 për qind të votave duke mbetur prapa Marin Le Pen, forca e së cilës mori 24 për qind. Megjithatë partitë pro evropiane kanë shumicën, meqë të gjelbrit francez u radhitën në vendin e tretë.

Në Greqi, kryeministri Alexis Tsipras, bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme për shkak të humbjes së thellë përballë konservatorëve në opozitë.

Në Itali, ministri i Brendshëm i linjës së ashpër, Matteo Salvini, është fitues i zgjedhjeve.

Deputetët e rinj të Parlamentit Evropian me mandat pesë vjeçar, do të shqyrtojnë dhe miratojnë ligje të propozuara nga Komisioni Evropian, të cilat më pas gjithashtu do të duhet të miratohen nga qeveritë e vendeve anëtare të BE-së./VOA

Tags: evropianparlamentirezultatetZGJEDHJET

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.