Horoskopi, 28 maj 2019/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

Horoskopi, 28 maj 2019/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

140
0
Shares

Dashi

Jeni bërë më të fortë në raport me të kaluarën. Qielli do të shënojë përmirësime të ndjeshme, edhe në sferën sentimentale. Në këtë momenti keni më shumë mundësi për të guxuar dhe për të nxjerrë në pah vlerat tuaja.

Demi

Jeni përballur me probleme të shumta në punë apo në familje, duke bërë qe të mos ndiheni mirë. Por pavarësisht kësaj, keni një kapacitet të madh të mbështetur nga Saturni dhe dini të jeni pikë mbështetje për të tjerët, edhe kur në fakt jeni ju që keni nevojë për ndihmë. Kjo do të thotë se jeni bujarë nga natyra dhe se do të keni mundësi për t’ia nisur nga e para.

Binjakët

Ka diçka që duhet riparë me kujdes, pasi nevojitet sistemim. Jo vetëm sepse Mërkuri do të jetë i pranishëm në shenjë, por edhe sepse parashikohen ditë të rëndësishme. Këshilla e vetme për ju është që të pushoni më shumë, pasi ndiheni të lodhur për shkak të një mijë gjërave që keni për të bërë.

Gaforrja

Parashikohet një ditë, gjatë së cilës duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm. Gjithçka pasi do të ketë konfuzion sidomos në sferën profesionale, ku do të përjetoni ankth dhe stres. Bëni kujdes që këtë ngarkesë të mos e shkarkoni në fushën sentimentale.

Luani

Kjo e martë do të jetë e mbushur me nervozizëm në dashuri, për shkak se përgjigjet që prisnit nuk do të vijnë. Nëse ka një lidhje që s’ecën, ndoshta është më mirë të shkëputeni. Në sferën profesionale situata do të jetë shumë më mirë.

Virgjëresha

E keni nisur javën në mënyrë të gabuar, ku gjërat nuk do të ecin. Do të gjendeni në një situatë të madhe stresi. Me gjasë mund të jetë thyer diçka, të cilën nuk do arrini që ta riparoni siç dëshironi. Mundohuni që të keni durim dhe të mos nervozoheni.

Peshorja

Keni nevojë që të shkëputeni dhe të merrni më shumë hapësirë për veten, shkruan noa.al. Familja është në qendrën e mendimeve tuaja, por ndoshta për pak çaste duhet të merreni me veten, sigurisht pa lënë pas dore gjërat e domosdoshme.

Akrepi

Kjo e martë do të jetë shumë herë më e mirë nga dita që sapo latë pas, por ka ende diçka që lë për të dëshiruar sidomos në sferën sentimentale. Mundohuni që ta zgjidhni pa ngritur zërin. Shqetësime do të përjetoni edhe në sferën profesionale dhe financiare.

Shigjetari

Kjo do të jetë një ditë tejet e lodhshme pasi disa përgjigje që prisni nuk do të vijnë. Mundohuni që të mos nervozoheni dhe të ruani qetësinë, në mënyrë që të shmangni diskutimet. Do të gjeni mënyrën për të rikuperuar.

Bricjapi

Nëse keni pasur ndonjë problem në dashuri, ky fund muaji do të sjellë përmirësim. Duhet vetëm që të gjeni më shumë kurajo për të përballuar gjërat dhe për të kuptuar nëse ia vlen që të këmbëngulni.

Ujori

Kjo e martë do të jetë disi problematike, por zgjidhjet mund të vijnë krejt papritur. Tregohuni të kujdesshëm në dashuri, pasi kjo nuk është periudha më e mirë për ndjenjat. Mundohuni që të kuptoni se çfarë dëshironi vërtetë, pasi nuk është e thënë që të jetë ajo që tashmë keni.

Peshqit

Do të jetë një ditë konfuze dhe e mbushur me polemika. Do të merrni ndonjë kënaqësi të vogël, por jo me shumë rëndësi. Këshillohet që të bëni kujdes me shpenzimet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY