Presidenti I vendit Ilir Meta e ka kaluar këtë fundjavë në Tropojë ndërsa ia ka marrë valles në mes të qytetit. Ai është përfshirë në festimet e kësaj zone me rastin e Festivalit Mbarëkombëtar të Kcimit të Tropojës.
“Në Tropojën e dashur dhe fisnike! I lumtur të marr pjesë sot në Festivalin e Parë Mbarëkombëtar të “Kcimit të Tropojës”, kryevepër e trashëgimisë shpirtërore të kombit tonë! Atmosferë e jashtëzakonshme festive!”, shkruan Meta.
Vetëm pak muaj më parë ai kreu një vizitë triditore në këtë rreth të njohur për bukuritë natyrore si dhe për vallen tradicionale të zonës.
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/2339275363008219/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/