Të shpallur në kërkim, si ranë në gjurmët e policisë 2 persona...

Të shpallur në kërkim, si ranë në gjurmët e policisë 2 persona nga Shkodra

102
0
Shares

Policia e Shkodrës njofton se ka arrestuar 2 persona në Shkodër, të cilët ishin shpallur në kërkim kombëtar për veprat penale “shpërdorim detyre” dhe “dhunë në familje”.

Vijon zbatimi i planit të masave për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim. Kapen dhe ndalohen dy persona të shpallur në kërkim.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim D. T. 48 vjeç, banues në fshatin Vuksanaj, Shkodër, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me vendim nr.1094, datë 19.12.2017, e ka dënuar me 2 vite e 8 muaj burg, për veprën penale “Shperdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, si dhe i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhe kohe prej 5 vitesh në bazë të nenit 35/1 të Kodit Penal.

Gjithashtu nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim Z. M., 36 vjeç, banues në Lagjen Skenderbeg, Shkodër, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendim të formës së prerë, nr. 124 datë 07.02.2019, e ka denuar me 1 vit burg për veprën penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme”,-thuhet në njoftimin e policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY