Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha mesazh Ramës: Hapi rrugë zgjidhjes politike, reflekto thellë, ke mbetur i vetëm

25/05/2019
Basha mesazh Ramës: Hapi rrugë zgjidhjes politike, reflekto thellë, ke mbetur i vetëm
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ashtu si çdo protestë, kreu i PD, Lulzim Basha e ka mbyllur tubimin me një fjalim nga selia e PD. Ai tha se mesazhi i dhënë nga qytetarët është i qartë. Zgjidhje politike është vetëm largimi i Ramës.

Lulzim Basha: E duam Shqipërinë si gjithë Evropa. Me këto thirrje kemi nisur qëndresën tonë dhe bashkimin tonë në 16 shkurt dhe ka kulmuar sot në pjesëmarrjen më masive popullore në 29 vite.

Mesazhi më i qartë i shpresës që ka lindur dhe nuk do të fiket derisa beteja me të keqen të fitohet plotësisht, zoti ju bekoftë.

Çdo ditë e më shumë protestat tona bëhen edhe më të mëdha. Çdo ditë e më shumë bashkimi i shqiptarëve bëhet më i vendosur.

Mesazhi i sotëm është i prerë ndaj miqve tanë dhe kundërshtarëve e të demokracisë se ne jemi gati të sakrifikojmë gjithçka për votën e lirë. Ne jemi populli i Evropës dhe nuk do pranojmë despotizmin që ka marrë peng vendin, ka kapur drejtësinë dhe kanë bllokuar rrugëtimin drejt Evropës.

Është koha për zgjidhje politike, largimi i Ramës, qeveri tranzitore, zgjedhje të lira dhe të ndershme. E vetmja rrugë për të hapur dyert e mbyllura të Evropës.

Jemi gati ta hapim rrugën e zgjidhjes politike, duke bërë të mundur së pari largimin e Ramës dhe përmes një qeverie tranzitore garantimin e ndarjes së pushteteve.

Ky kushtrim është dëgjuar dhe mbështetur nga miqtë tanë strategjik. Tani jemi bashkë, ndërsa ai është i vetëm.

Orët dhe ditët në vijim, qofshin ditë reflektimi të thellë për ata që mendojnë se mund ta marrin peng këtë popull. Për ata që ju shkon në mendje se në 30 qershor do ta mbysin demokracinë kjo nuk ka për të ndodhur. Forca jonë është bashkimi, qëndresa dhe përpallje dhe përballje do të ketë deri në fitoren e kësaj beteje.

Sot në këtë mbrëmje të mbushur me shpresë dhe optimizëm, të mbushur me mesazhe pozitive të vullneteve tuaja dhe të vullnetit të miqve euro atlantik.

Le të ndalemi në një mesazh të qartë dhe të prerë. Shpresa dhe vendosmërie se ne jemi gati ta çojmë këtë betejë deri në fund, por po kështu paralajmërimi se kush mendon se me dhunën e krimit do të thyejë këtë vendosmëri gabon rënde dhe e pret vetëm përmbysja popullore.

Shkaktari do të largohet, vetëm kjo do ti hapë rrugë zgjidhjes politike. Këtë e di edhe Evropa edhe Bota. Rama ik, hapi rrugë zgjidhjes politike.

Tags: Lulzim Bashaprotesta e opozites

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.