Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Deklarata e dytë e Gjermanisë: Shtyni zgjedhjet, duhet dialog pa kushte

24/05/2019
Partia e Merkel kërkon shtyrjen e zgjedhjeve në Shqipëri, Rama nuk i ndahet 30 qershorit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në një deklaratë të përbashkët për Deutsche Welle-n, Johann David Wadephul, zëvendëskryetar i grupit parlamentar CDU/CSU në parlamentin gjerman dhe njëherazi drejtues i grupit të punës së Ballkanit Perëndimor, si dhe Christian Schmidt, CSU, raportuesi për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm dhe ish-ministër federal, e kanë përsëritur kërkesën e tyre për dialog pa kushte ndaj qeverisë dhe opozitës, por kanë sugjeruar edhe si opsion shtyrjen e datës së zgjedhjeve.

Korrespondentja e Deutsche Welles në Berlin, Anila Shuka, tha për Top Channel se kishte kontaktuar sërisht sot dy deputetët, të cilët i kanë dhënë një deklaratë, duke përsëritur shtyrjen e zgjedhjeve dhe uljen e Lulzim Bashës dhe Edi Ramës në dialog pa kushte.

 ‘Ishte hera e dytë brenda 10 ditësh që të njëjtët deputetë kanë bërë të njëjtën kërkesë, dialog pa kushte. Por kanë shtuar edhe dy detaje, është thënë se nuk mund të ketë tabu. Këtu hyn si shtyrja e datës së zgjedhjeve, siç thuhet në deklaratë, por ashtu edhe dorëheqja e kryeministrit, siç dëgjova sot nga qarqet e Unionit kristian-demokrat dhe kristian-social. Këto as nuk duhen vënë si parakushte për të hyrë në dialog, por as nuk duhen përjashtuar si opsione. Mesazhi që vjen nga 2 deputetët gjermanë është i qartë, se: Ata nuk do të jenë të gatshëm ta pranojnë zgjedhjet lokale pa pjesëmarrjen e opozitës, por edhe pa u zgjidhur kriza politike në Shqipëri të japin ‘OK’ e tyre për çeljen e negociatave’, u shpreh korrespondentja e Deutsche Welles në Berlin, Anila Shuka.

Top Channel: Anila, cili është mesazhi i kësaj deklarate të dytë?

Anila Shuka: Ishte hera e dytë brenda 10 ditësh që të njëjtët deputetë kanë bërë një deklaratë të tillë dhe në deklaratën e parë kanë përsëritur të njëjtën kërkesë që dialogu të bëhet pa kushte. Por kanë shtuar edhe dy detaje, kanë shtuar edhe një detaj që është se çfarë nënkuptohet me këto kushte. Është thënë se nuk mund të ketë tabu. Këtu hyn si shtyrja e datës së zgjedhjeve, siç thuhet në deklaratë, por ashtu edhe dorëheqja e kryeministrit, siç dëgjova sot nga qarqet e Unionit kristian-demokrat dhe kristian-social. Këto as nuk duhen vënë si parakushte për të hyrë në dialog, mes qeverisë dhe opozitës, por as nuk duhen përjashtuar si opsione. Mesazhi që vjen nga 2 deputetët gjermanë është i qartë, se: Ata nuk do të jenë të gatshëm ta pranojnë zgjedhjet lokale siç po zhvillohen tani pa pjesëmarrjen e opozitës, por edhe se nuk do të jenë të gatshëm se pa u zgjidhur kriza e brendshme në Shqipëri të japin një ‘OK’ të tyre për çeljen e negociatave me BE-në.

Top Channel: Anila, ti pate dje edhe një intervistë me ndërmjetësin e njohur gjerman Schwarz Schilling, një njohës i Shqipërisë, dhe që ka ndërmjetësuar edhe në vitin 2010 mes Ramës dhe Berishës. Çfarë sugjeron ai për zgjidhjen e krizës në Shqipëri?

Anila Shuka: Schilling është një shpirt i lirë dhe i thotë gjërat siç i mendon. Ai mendon se ndërmjetësimi do të ketë sukses vetëm nëse të dyja palët kanë dëshirë që të pajtohen. Sipas tij, ai ka përshtypjen se opozita nuk ka dëshirë që të pajtohet, por thjesht po përpiqet që të rrëzojë qeverinë. Ai kritikon Bashën dhe ish-kryeministrin Berisha, me parullat           që përdorin ata. Siç i quan ai, revolucionare. Pa dashur të komentoj, ky perceptim që ka ky njohës i Ballkanit, përkon me perceptimin që kanë shumë përfaqësues të qeverisë gjermane. Ata e shohin qeverinë shqiptare në kontekstin rajonal, e në krahasim me liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor, ata e vlerësojnë Ramën dhe qeverinë e tij.

Top Channel: A mund ta ndryshonte rezultati i zgjedhjeve evropiane, qëndrimin e Gjermanisë ndaj Shqipërisë sa i përket çeljes së negociatave?

Anila Shuka: Nëse do t’u besojmë anketimeve të deritanishme pritet që mazhoranca gjermane të pësojë humbje të mëdha. Spekulohet se në rast të një humbje shumë të thellë të Socialdemokratëve, mund të dalin nga koalicioni dhe Gjermania të përballet nga zgjedhje të reja të parakohshme, të cilat pritet të zhvillohen në tetor. Ky është skenari më i mundshëm, por kjo nuk do të ketë asnjë efekt në votën e Parlamentit gjerman për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pasi data është caktuar dhe ajo është në shtator.

Tags: cdudialogDwzgjedhje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

22/01/2026
Restoranti ku Rama ftoi Ivanka Trump për darkë, kush qëndron pas restorantit në Vlorë

Përgjigja e Ramës për mungesën në Davos: Duhet të pranoja ftesën e babait apo të qëndroja pranë vajzës së babait

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.