Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tronditet euro ne tregun shqiptar, sot u kembye si ne 2008

22/05/2019
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Monedha e përbashkët nuk po ndal rënien në tregun vendas. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 122.4 lekë, duke rënë me 0.21 lekë në raport me ditën e meparshme.

Ky është niveli më i ulët që nga 24 tetori 2008, kur euro u këmbye me 122.38 lekë.

Që nga e premtja e javës që kaluar, nënçmimi i euros është përshpejtuar dukshëm. Në 4 ditë euro ka humbur 0.69 lekë.

Aktorët e tregut pohojnë se përveç faktorëve të zakonshëm, që kanë ndikuar në dobësimin e euros vitet e fundit, të lidhura me ofertën e lartë në raport me kërkesën, në nënçmimin e fortë të ditëve të fundit ka ndikuar dhe një transaksion i madh këmbimi i kryer nga një prej bankave të mëdha në vend, çka ka ulur kuotimin e euros.

Për të dytën ditë radhazi, në rënie kanë qenë edhe të gjithë valutat e tjera. Dollari ra me 0.29 lekë, në 109.24 lekë, paundi me 0.61 lekë në 138.92 lekë dhe franga zvicerane u këmbye me 108.53 lekë, me rënie 0.33 lekë.

Që nga fillimi i këtij viti, euro ka rënë me 1.03 lekë. Ekspertët e tregut pohojnë se monedha e përbashkët pritet të jetë e dobët edhe në muajt në vijim për shkak të efekteve sezonale, që lidhen me shtimin e prurjeve të valutës nga turistët, që edhe këtë vit pritet të jenë të shumtë. Tradicionalisht gushti është muaji më i dobët për euron, për shkak të parave që sjellin emigrantët po dhe shpenzimet e turistëve.

Niveli më i ulët historik i euros, që kur ajo ka dalë si monedhë fizike në vitin 2002, është arritur në 18 dhjetor 2007, prej 120.18 lekë, sipas serive kohore të publikuara nga Banka e Shqipërisë, apo rreth 2.2 lekë më pak se niveli i këmbimeve aktuale. Monitor

Tags: eurokursi i kembimot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.