JORIDA TABAKU/ Kukullat e Parlamentit

JORIDA TABAKU/ Kukullat e Parlamentit

75
0
Shares

PPP janë një nga krimet më të mëdha të kësaj qeverie dhe një nga fushat e korrupsionit masiv. Pasojat e të cilave do t’i vuajë buxheti i shtetit për vite me rradhë. Të konvertuara në kontrata të personalizuara fitimiprurëse për qeverinë Rama si dhe oligarkët pranë saj, këto projekte janë kthyer në gangrenën financiare dhe infrastrukturore të buxhetit.

Shqiptarët kanë sot një borxh publik të fshehur që shkon në mbi 80% si pasojë e PPP-ve të shpërndara që në total janë të barabarta me 2.2 mld euro, sa 13% e GDP-së vjetore. Një shifër alarmante për cilindo ekonomist qoftë edhe të vetëshpallur në gjashtë vitet e drejtimi të qeverisë nga rilindja socialistëve.

Arkitektët që ideuan këtë skemë mafioze dhe plotësisht oligarkësh, të gjendur përpara abuzimeve të turpshme vendosën që të dorëzojnë në parlament një ligj të ri për PPP-të. Ligji përpiqej që të paktën në letra ta kthente në më serioz procesin e PPP-ve si dhe gjithashtu e përqëndronte gjithë pushtetin e PPP-ve në duart e një ministrie dhe kryeministrit. Thënë më shkurt, nga disa arkitektë që do të ideonin PPP-të më interesante për t’u kthyer në kontrata personale përfitimit, do të ishte ministria e financave dhe kryeministri që do të komandonin këtë proces.

Megjithëse këto ndryshime iu shitën faktorit ndërkombëtar si një proces që do të frenojë PPP-në me ofertë të pakërkuar pa garë. Ndonëse e dorëzuan në kuvend, e diskutuan në komisione dhe e vunë në rend dite në fund të shkurtit, marifetçinjtë e PPP-së duket se e kanë tërhequr nga diskutimet në seancë plenare dhe votimi në të. Përse vallë?

Ata që kanë ndërtuar gjithë këtë strukturë grabitqare financiare, që ideuan me djallëzi Korporatën e Investimeve Shqiptare dhe që po implementojnë një sërë rregullash anti biznes. Kanë vendosur që të shtyejnë edhe më vendosjen e këtij ligji, fasadë në të vërtetë, vetëm e vetëm për të përfunduar koncesionet e radhës në formën e PPP-ve.

Në qendër të vëmendjes janë PPP-të e rrugës me synimin e aksit Milot-Balldren dhe gjithashtu edhe Porti i Jahteve në Orikum. Të dy projekte që kanë kosto fiktive të fryra, të dyja me ofertë të pakërkuar dhe të lidhura ngushtë me të dyshuarit e përhershëm.

Në 6 vite nuk ka pasur asnjë reformë, thjesht rritje cmimesh për energjinë për ujin, rritje taksash dhe kjo që e qujtën reformë në letra thjesht do të bëhet kur të ndahet e gjithë tepsia. Një arsye më shumë për të mos qenë pjesë e atij parlamenti që përdoret thjesht si noter, sa herë i duhet qeverisë.

Një institucion që është kthyer në veglën e qeverisë për të ulur e ngritur duart për çdo gjë që kryeministri sjell. Një produkt grotesk dhe pa asnjë përmbajtje që ka konvertuar përfaqësuesit e popullit në një grup qytetarësh pa mendim personal, që ulin kokën edhe kur qeveria e tyre i përbuz deri në këtë like. Që i detyron të votojnë ligje që nuk i zbatojnë, që sillen me Kushtetutën sikur të jetë një copë letër pa vlerë dhe që e marrin në konsideratë vetëm kur ajo i hyn në punë skemave të tyre, një mazhorancë që i bindet një qeverie që nuk njeh as shtet e as rregulla është një mazhorancë ant-parlamentare. Një vegël përmes të cilës qeveria justifikon të keqen e madhe që ka kapluar këtë vend!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY