Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa është bërë nënë për të parën herë. ‘TPZ.al’ mëson se Zhupa ka sjellë ditën e djeshme në jetë një djalë, të cilin e ka pagëzuar me emrin Matias.
Shtatzënia e zëdhënëses demokrate nuk ndikoi aspak në angazhimin e saj në politikë, ndonëse daljet në publik iu reduktuan. Ina arriti ta mbante larg vëmendjes mediatike për gjashtë muaj, deri në mbledhjen e fundit të Kryesisë, kur iu duk barku i rrumbullakosur.
Ina Zhupa zgjodhi pikërisht ditën e Pashkëve për të publikuar një nga fotot më të ëmbla në jetën e një gruaje.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/