Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/”Një ditë me Enver Hoxhën”, si po bëhet propaganda komuniste në gjimnazin e Tepelenës

20/05/2019
Del FOTO-ja e rrallë, Enver Hoxha me djalin dhe nipërit “kënaqen” nga era e gjakut
Share on FacebookShare on Whatsapp

Propaganda komuniste nuk paska të mbaruar, dhe atëherë kur ndodh, bëhet në mënyrën më të shëmtuar dhe më të dëmshme.

Studiuesi Kastriot Dervishi ka publikuar në rrjetet sociale  foto nga një orë mësimi në gjimnazin “Abaz Shehu” në Tepelenë. Tema e mësimit ka qenë “Një ditë në Komunizëm”, dhe njëri nga nxënësit ka çuar një ‘punim’, me titull “Një ditë me Enver Hoxhën”.

Në këtë shkrim lexohet sesi gjimnazistja ka shkruar se vdekja e Enverit solli ankthin për të nesërmen.

Studiuesi Dervishi ngre problematikën sesi kjo propagandë komuniste po futet nëpër shkolla, ndërkohë që Ministria e Arsimit, nuk merr asnjë masë.

Postimi i plotë i Kastriot Dervishit:

Gjimnazi i Tepelenës, “një ditë me Enver Hoxhën”

Gjithnjë strategjia komuniste si gjatë viteve të luftës e më pas, ka qenë helmimi i shkollave të mesme.

Edhe sot, në mes të Tiranës, ish hetuesit e diktaturës që hiqen si “veteranë” zhvillojnë aktivitete haptazi komuniste për të përcjellë te brezat e rinj helmin e tyre sovjetik. Sjell sot një shembull nga qyteti i Tepelenës.

Muajt e fundit kemi parë si këtu nga kreu i bashkisë këndohet për terroristin më të madh që ka parë Shqipëria, kemi parë kërcënime nga “veteranët” komunistë për mosngritjen e kampit të internimit tela me gjemba, etj. Tani po ju sjell një shembull që sapo e lexova nga gjimnazi “Abaz Shehu”, i cili ka zhvilluar një orë me temë “një ditë në komunizëm”.

Teksti i vetëm i lexueshëm (që është vlerësuar nga mësuesit me sa duket), ishte “punimi” i një nxënësje, e cila në se do ishte pyetur në lëndën e historisë, meritonte padyshim notën katër.

Punimi per Enver Hoxhen ne gjimnazin Abaz Shehu ne Tepelene.

Nxënësja shkruan:

“Enver Hoxha. Lindi më 16 tetor 1908. Ka qenë udhëheqës komunist, si kreu i shtetit nga viti 1944 deri në vdekjen e tij (42 vjet), si sekretar i parë i Partisë së Punës së Shqipërisë. Vdekja e tij shënoi fundin e një epoke. Shqiptarët e përcollën ngjarjen, me emocion dhe me ankthin e të nesërmes. Enveri u bë glorifikimi i Shqipërisë socialiste dhe u shpall burri më i madh i kombit. Disa institucioneve dhe universitetin e Tiranës morën emrin e tij. në Tiranë u ngrit një përmendore tre herë më e lartë se ajo e heroit kombëtar dhe një muze në nderim të veprën së tij”.

Nxënësja përcjell atë që ka dëgjuar e mësuar në shkollë. Ajo nuk e di se E.H. nuk ka qenë kurrë kryetar shteti. Ajo nuk di asgjë se në Shqipëri ka pasur një terrorizëm të pandërprerë të drejtuar nga Partia e Punës dhe E.Hoxha, se ka pasur një gjenocid ekonomik aq sa popullit nuk iu shqitën asnjëherë triskat e rreckat.

Më shumë rëndësi për të kanë aspekte propagandistike të kohës, si shtatoret e diktatorit, cilësimi i tij si “burri më i madh i kombit” (një shpikje komuniste kjo në fakt) dhe “ankthi i së nesërmes” (d.m.th. që pas vdekjes së tij do ndodhë qameti, për të dhënë idenë se deri atë çast po jetohej mrekullisht).

Nuk besoj se Ministria e Arsimit do e shohë me shqetësim propagandën komuniste nëpër gjimnaze sepse drejtues të saj në qendër e në qarqe, kanë formim komunist.

Tags: Denoncimikastriot dervishikomunizmishkolla

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.