Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dhuna ndaj Sahit Dollapit, nis hetimi për 8 punonjës të policisë

20/05/2019
“Llesh! Ty dhe Atij, Zoti ju dhantë ymër aq sa të lani ato që i keni shkaktuar popullit të varfër”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria e Tiranës merr nën hetim 8 punonjës të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Shkak për këtë hetim u bënë pamjet filmike të shfaqura në media mbrëmjen e 11 majit, në fund të protestës së thirrur nga opozita.

Në procedimin penal të hapur nga Prokuroria e Tiranës, përshkruhet momenti i dhunimit të sekretari organizativ në Partin Demokratike Sahit Dollapi, i cili pas asaj nate është shoqëruar në polici dhe më pas në Spitalin e Traumës me plagë.

“Nga kqyrja e pamjeve vihet re një person civil, i identifikuar si Sahit Dollapi, i cili komunikon me një punonjës policie dhe më tej shkëputet nga ai dhe fillon të vrapojë. Pasi bën disa metra me vrap, rrëzohet në rrugë.

Më tej, vërehet se një grup punonjësish policie, të veshur me pajisjet mbrojtëse, afrohen me vrap drejt Sahit Dollapit, tashmë i rrëzuar dhe e godasin me shkop gome disa herë. Pas këtij momenti, Sahit Dollapi ngrihet në këmbë i shoqëruar me një grup prej 7-8 punonjës policie të repartit FNSH”.

Protesta e 11 majit është konsideruar dhe si protesta më e dhunshme. Në këtë procedim janë marrë 80 persona, nga këta 50 të arrestuar nën akuzë dhe 30 të hetuar në gjendje të lirë.

Jashtë këtij hetimi nuk do të qëndrojnë as ish-deputetët, Gazmend Bardhi, Flamur Noka dhe Gent Strazimiri.

Ndaj tyre prokuroria ka nisur një procedim penal duke pretenduar se kanë shkelur nenin 262 të kodit penal. Ata janë marr në hetim për akuzën e organizmit dhe pjesëmarrjes nëgrumbullime e manifestime të paligjshme.

Tags: policiasahit dollapi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.