Policia ka vënë në pranga autorin e katër të dyshuar për grabitjen dhe dhunimin e një të moshuari në banesë në Peqin më 8 maj.
Policia arrestoi 19-vjeçarin me iniciale S.I., banues në Peqin, i cili ishte i shpallur në kërkim.
Njoftimi i Policisë:
Kapet dhe ndalohet autori i katërt i dyshuar për “Vjedhje me pasoja të rënda e kryer në bashkëpunim”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, në vijim të punë për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit S.I., 19 vjeç, banues në Peqin, i cili ishte i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Peqin.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka vendosur masën e sigurisë ” Arrest në burg”, pasi më datë 08.05.2019 , në Peqin, ky shtetas në bashkëpunim me shtetasit B.H., M.Ll., dhe E.Sh., të cilët janë arrestuar më parë, kanë hyrë në banesën e shtetasit S.Z., dhe kanë vjedhur një sasi parash.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/