Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE/Operacion në Tiranë, goditet grupi që shpërndante drogë, 4 në pranga

18/05/2019
DETAJE/Operacion në Tiranë, goditet grupi që shpërndante drogë, 4 në pranga
Share on FacebookShare on Whatsapp

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes në doza të vogla të lëndëve narkotike.

Finalizohet një tjetër operacion policor antidrogë i koduar “ORËT E VONA”. Policia ka goditur dy raste, një për shpërndarje të kokainës dhe një për shpërndarje të kanabisit ku në pranga kanë rënë 4 persona dhe 2 janë në hetim.

“Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shigjetat”, ku gjatë operacionit u vunë në pranga 4 persona, si dhe janë proceduar në gjendje të lirë dy të tjerë.

Struktutrat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë në zbatim të Planit të Masave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për “Kapjen e personave të shpallur në kërkim, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkoitkëve dhe në të gjitha fushat ku ajo shfaqet, si dhe mbajtjen nën kontroll të personave me precedent e profil kriminal”, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “ORËT E VONA”, ku u arrestuan në flagrancë shtetasit:

• A.B., 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “Përshtatje e lokalit për përdorim droge” .

• A.K., 23 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, person me precedent të theksuar kriminal për lëndë narkotike, vjedhje, krime kundër personit dhe për armbajtje pa leje.

• E.M., 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, person me precedent të theksuar kriminal në fushën e narkotikëve.

• Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A.D., 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallzim Krimi”.

Të lartpërmendurit u kapën në flagrancë në Tiranë në këto rrethana:

Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, janë marrë informacione në rrugë operative se në rrugën “Sulejman Delvina” në një lokal ‘Bar kafe’, persona të ndryshëm e frekuentonin duke pirë e shpërndarë lëndë narkotike.
Nga kontrolli i kryer nga e punonjësve të policisë të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në ambjentet e lokalit të cilin e kishte me qera dhe menaxhonte shtetasi A. B., Policia gjeti dhe sekuestroi 12 doza të dyshuara me lëndë narkotike kokainë.

Në momentin e kontrollit nga Policia në lokal ndodheshin shtetasit A. B., A. K., E. M. dhe A. D, të cilët janë shoqëruar në DVP Tiranë dhe në përfundim të veprimeve është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve E.M, A.K, A.B, u procedua në gjendje të lirë shtetasi A.D, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

12 doza kokainë,
4 aparate celular dhe 1 automjet.
—-
Gjithashtu gjatë operacionit nga ana e shërbimeve ”Shigjeta” të DVP Tiranë, është kapur në flagrancë në Laprakë shtetasi L. B, të cilit gjatë kontrollit të ushtruar në trup i është gjetur një sasi lënde narkotike “Cannabis Sativa “.

Pas një pune të mirëfilltë hetimore nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve u bë e mundur identifikimi i personit i cili ja ka shitur këtë sasi lënde narkotike shtetasit L.B., që është shtetasi R. T. 21 vjec, lindur në Tiranë , i dënuar më parë për “Vjedhje ” .

Shtetasi R.T, në momentin e shoqërimit për në ambjentet e DVP Tiranë, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë duke i detyruar këta të fundit të bëjnë shoqërimin forcërisht të tij.

Në përfundim të veprimeve është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit R.T, për veprën penale ”Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “ Mosbindja ndaj urdhërit të punojësit të policisë të rendit publik “. Këtij shtetasi ju sekuestruan edhe një shumë lekësh të dyshuara si të përfituara nga shtija e lëndës narkotike.

Si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit L.B, për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet në ngarkim të shtetasëve të mësipërm do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme”,-njofton policia.

Tags: arrestohetdrogeShperndarjetirane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.