Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kush janë më të pasurit e Shqipërisë? Tiranasit në krye, të fundit renditen …

16/05/2019
Studimi/Pas moshës 60 vjeç, një shqiptar mund të jetojë dhe 20 vjet më shumë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shqiptarët arrijnë të kursejnë, duke lënë mënjanë kënaqësitë e jetës, duke pasur ndihmën e të afërmeve emigrantë, apo dhe duke marrë të ardhura nga aktivitetet informale, që nuk janë të pakta.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë bëjnë të ditur, se në fund të tremujorit të parë 2019, individët kishin të depozituara në banka gati 952 miliardë lekë, ose rreth 7.6 miliardë euro, ose rreth 82% të totalit të depozitave që janë në banka. Në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kursimet e individëve në banka janë rritur me gati 4%.

Monitor ka përpunuar të dhënat e Bankës së Shqipërisë dhe INSTAT, duke nxjerrë qytetet që kanë nivelin më të lartë tëdepozitave për frymë, në fund të tremujorit të parë të këtij viti.

Tirana, kryeqyteti qyteti ku jeton një e treta e popullsisë dhe ushtrojnë aktivitet rreth 40% e bizneseve ka dhe nivelin më të lartë të depozitave për banor, me 3,086 euro depozita për banor. Tirana është dhe qyteti që ka të ardhurat më të larta për frymë, me rreth 5 mijë euro dhe që ka dhe shpenzimet më të larta mujore për konsum familjar në rang kombëtar. Në vlerë absolute, banorët e Tiranës kanë në banka rreth 345 miliardë lekë kursime, ose 68% të depozitave në kryeqytet. Pjesa tjetër u përket kryesisht bizneseve, ku në kryeqytet janë të përqendruara gjysma e tyre.

Në vend të dytë, për treguesin e depozitave për frymë është Vlora, me 2,860 euro, në një nivel të ngjashëm me Tiranën. Vlonjatët kanë arritur të kursejnë kaq shumë, ndonëse të ardhurat e tyre për frymë janë nën mesataren e vendit (Sipas INSTAT, të ardhurat për frymë në Vlorë janë 3,362 euro dhe mesatarja e vendit është 3,734). Edhe shpenzimet mujore për frymë të familjeve janë sa 66% e atyre të kryeqytetit. Në total, individët vlonjatë kanë në banka 67.8 miliardë lekë, duke u renditur të tretët në vlerë absolute pas Tiranës e Durrësit.

Në vend të tretë për nivelin e lartë të kursimeve në raport me popullsinë janë durrsakët, me 2,146 euro depozita për banor. Durrësi renditet i katërti në të ardhurat për frymë në vend, pas Tiranës, Fierit dhe Gjirokastrës, por është i dyti për shpenzimet mujore të familjeve.

Në vend të katërt janë korçarët, që ndonëse shquhet si ekonomiqarë kanë arritur të kenë 1,914 euro depozitë për banornë fund të tremujorit të parë 2019. Korçarët janë kursimtarë dhe në shpenzimet mujore të familjeve, duke u renditur në tre qarqet që shpenzojnë më pak, së bashku me Elbasanin dhe Vlorën.

Shkodranët kanë nivel kursimi të ngjashëm me Korçën. Elbasani e ka këtë tregues në 1,623 euro. Fierakët, ndonëse renditen të dytët për të ardhurat për frymë nuk janë kursimtarë aq të mirë, me rreth 1,400 euro depozita për banor. Të fundit, nga rrethet që raporton Banka e Shqipërisë renditen lezhjanët, me rreth 1,226 euro depozita.

Gjatë vitit të fundit (T I 2019/T I 2018), rritja më e madhe e depozitave të individëve në vlerë absolute është shënuar në Tiranë(+22 mld lekë), e ndjekur nga Durrësi (+3.1 miliardë lekë), ndërsa qyteti i vetëm që shënoi rënie ishte Fieri (-668 mln lekë). Monitor

Tags: pasuriqyteteshqiptarestudimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.