Gazetari i tregon emrin e ministrit të kapur në përgjime, Rama humb...

Gazetari i tregon emrin e ministrit të kapur në përgjime, Rama humb toruan

172
0
Shares

I ftuar në “Opinion”, teksa komentohej artikulli i gazetës gjermane “Bild” për Shqipërinë, kryeministri Edi Rama ka patur një debat me gazetarin Andi Bejtja.

I kapur “mat” nga gazetari, kreu i qeverisë humbi toruan duke u ankuar se nuk po lejohej të thoshte atë që mendonte.

PJESË NGA DEBATI:

Rama: A ka mundësi të mos më ndërpresësh zotëri.

Bejtja: Jo, unë po flas.

Rama: Po të lë të flasës ca të duash, dhe po thua të pavërteta. Këtu ka pllakosur një fatkeqësi mendore.

Bejtja: Unë po flas për standardin e kryeminsitrave në botë.

Rama: Unë nuk mund të them atë që mendoj. Meqë ju nuk doni të them atë që unë dua të them, unë nuk flas flas. Unë nuk e kam humbur akoma lirinë që them ato që mendoj.

Rama: Më thuaj një emër që ka dalë në përgjime.

Bejtja: Damian Gjiknuri

Rama: Ku ka dalë?

Bejtja: Ka dalë o vlla

Rama: Si ka dal o vëlla, si ka dalë?/opinion

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY