Deklarata e fortë e Bashës: ‘Jemi në grusht shteti, vjedhja e zgjedhjeve...

Deklarata e fortë e Bashës: ‘Jemi në grusht shteti, vjedhja e zgjedhjeve në mbarë Shqipërinë’

99
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat mënjëherë pas mbledhjes së Kryesisë që caktoi datën  25 maj si datën e protestës së radhës, u shpreh se jemi në kushtet e një grushti shteti, ndërsa tha se në Mbledhjen e Kryesisë së PD u vendos që të ketë përballje popullore kundër tiranisë së krimit në pushtet.

Basha hodhi akuza të rënda ndaj qeverisë, duke thënë se në lista janë vendosur vrasës dhe përdhunues ose që kanë lidhje me elementë kriminalë.

DEKLARATA E BASHES:

Gjatë ditës së sotme, PD ka shqyrtuar gjendjen e rëndë të grushtit të shtetit ku ndodhet vendi pas asgjësimit të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, pas kapjes së Prokurorit të Përgjithshëm, sot Shqipëria ka kuptuar se fshihet makthi i Edi Ramës, i cili ka frikë nga zbardhja e dosjeve ku janë përfshirë kryeministri dhe banditët e Rilindjes për të vjedhur zgjedhjet në Dibër dhe në mbarë Shqipërinë.”

Ymer Lala është kriminel, Bedri Hoxha është ish deputetet I PD dhe në mënyrë absolute I bëj thirrje ccdo demokrati të Matit të braktisë ccdo përpjekje të tyre, sepse, ccdo motiv që mund të ketë ai, që nuk ëhstë konsultuar me Partinë Demokratike, kthehet në një fasadë të Junës së krimit. Kaq ë thjeshtë është. Nuk ka e nuk do të ketë asnjë mbështetje. Por nuk është problemi Bedri Hoxha. Problemi është media grykëmbyllur që më kërkojnë mua prova për kriminelët që kam 5 vjet që i denoncoj. Prandaj këryre mediave u bej thirrje të shikojnë arkivat. Dhe nëse ju pengojnë të shikoni arkivat, na informoni që të denoncojmë me emër dhe mbiemsr ata që ju pengojnë të shikoni arkivat. Unë e di se edhe ju nuk e keni të lehtë.

Zoti Basha, martin henze ka thënë se zgjedhjet parlamentare mund të mbahen në shtaor tetor. A është e mundur kjo?

Lulzim Basha: Nuk bëj komente mbi deklaratat e aksujt.pak rëndësi ka nëse bëhen në shtator apo në tetor. Rëndësi ka që sot ne ndodhemi në një betejë për jetë a vdekje. O do të ketë një plan si ky që ka vënë Rama ne lëvizje me kriminelë dhe të emëruar të krimit në gjysmën e bhskive vetëm të një partie, në gjysmën tjetër edhe të bashkimeve Profesionale të asaj partie, pra njerëz të sponsorizuar në këtë drejtim, ose do të ketë një fitore të dmeokracisë, lirisë për ccdo shqqiptar, që do t;I hapë rrugë zgjedhje vërtetë të lira e të ndershme. Këtu ëhstë beteja sot dhe në funksion të saj, lajmi që merrni nga PD është që ne do të jemi në ballë të kësaj beteje ditë për ditë. Protesta e ardhshme kombëtare është thirur ëpr të shtunën e datës 25 maj, 10 ditë prej protestës së sotme.

Pyetje: Do të jetë një protestë me Molotov zoti Basha?

Lulzim Basha: Ambrozia, ne kurrë nuk kemi bërë thirrje për dhunë dhe distancohemi nga çdo akt dhune, por mos prit që Lulzim Basha të jetë komandanti I baballarëve, që u ka vënë kryqin tek shtëpia Edi Rama, I vëllezërve motrat 3 vjecarë të të cilëve I ka helmuar me gaz Edi Rama apo I fëmijëve të prindërve që Edi Rama u theu kockat se dontë t’u grabiste shtëpitë, që t’u vidhte 40 milionë euro shqiptarëve dhe të mos shpronësontë as banorët e ligjshëm. Këto janë vetëm 3 skandale. Komandant i zemërimit popullor nuk është Lulzim Basha. Zemërimi popullor vetëm do të rritet. Detyra jonë është vetëm të parashtrojmë zgjidhjen politike dhe të thërrasim shqiptarët ta mbështesin këtë kauzë, gjë që e kanë bërë në mënyrë të paprecedentë dhe madhështore, për të cilën përkulem me mirënjohjen më të thellë ndaj tyre, si për protestën e 11 Majit, ashtu edhe për protestën e 13 Majit. Jam i sigurtë që këto do të tejkalohen sin ë masivitet, ashtu edhe në vendosmëri nga protesta e 25 Majit

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY