Një 26-vjeçar nga Elbasani është arrestuar për veprën penale të shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Ka qenë bashkëpunimi me qytetarët, ai i cili ndihmoi uniformat blu të bien në gjurmët e trafikantit. Gjithashtu në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një sasi lëndë narkotike, e llojit kokainë.
Njoftimi i policisë:
Falë bashkëpunimit Komunitet- Polici , goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale disa doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë. Në pranga një 26 vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, mbi bazën informacioneve të marra falë bashkëpunimit me komunitetin se një shtetas në një lokal në lagjen ” Viserian Xhuvani” shpërndante lëndë narkotike , menjëherë organizuan punën dhe falë reagimit të shpejtë arrestuan në flagrancë shtetasin R.A., 26 vjeç, banuese në Elbasan.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/