Dosja 339 dhe 184, mekanizmi pse Rama rri ne pushtet

Dosja 339 dhe 184, mekanizmi pse Rama rri ne pushtet

92
0
Shares

Kreu i PD Lulzim Basha theksoi sot bllokimin e hetimit te dosjes 339 e cila do te bente publike te keqen e votimit ne Shqiperi.

Deklaratat e Bashes:

Bllokimi i Dosjeve 339 dhe 184, investim direkt i Edi Ramës, hetimi zbulon themelin e mekanizmit të së keqes që e mban atë në pushtet

Me të vërtetë s’kishim parë asgjë akoma derisa VOA botoi vetëm disa minuta nga dosja 339, ku tregohet qartë se si krerët e bandave shqiptare, nga abdyljat tek bajrajt e ymerlalët e shullazët blenë vota për Partinë Socialiste mbushën kutitë e votimit, kërcënuan e shantazhuan votuesit, aktivistë të opozitës dhe caktuan në listat e PS kandidatë që nuk kanë lidhje me socialistët, por krimin e organizuar. Dosja 339 e zgjedhjeve të 2017 dhe dosja 184 e zgjedhjeve të Dibrës, provës gjenerale të manipulimit janë themeli i ngrehinës së të keqes që ka zaptuar sot vendin.
Ndaj që rruga të hapet për një Shqipëri evropiane dhe normale duhet që kjo ngrehinë të shembet.

Por që të hetohen 339 dhe 184 na duhen gjyqtarë e prokurorë të pavarur, ndaj Edi Rama ka investuar gjithcka për të kapur prokurorinë, po investon gjithçka për të kapur drejtësinë, dhe ndërkohë pandëshkueshmëria sundon kudo.

Thirrja e Bashes per protesten:

Beteja për votë të lirë do ta nxjerrë Shqipërinë nga ky udhëkryq i rrezikshëm

Nëse jeni sipërmarrës, fermerë të dëshpëruar, nëse jeni profesionistë, taksoheni shumë dhe këto taksa nuk ju kthehte në inevstim, nëse jeni pensionist dhe nuk ju dalin paratë për të paguar dritat dhe ilaçet, nëse jeni me ndihmë ekonomike qesharake apo jeni nxjerrë me të padrejtë, në veçanti ju të rinjtë, ejani të ndërtojmë Europën në vendin tonë. Beteja për votë të lirë do ta nxjerrë Shqipërinë nga ky udhëkryq. O tirani e krimit, o demokraci europiane. Ejani nesër në protestën kombëtare në orën 18.30.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY