Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vendimi i fortë i Kokëdhimës: Nuk futemi në zgjedhje pa PD dhe LSI, demokratët i kemi vëllezër!

11/05/2019
Vendimi i fortë i Kokëdhimës: Nuk futemi në zgjedhje pa PD dhe LSI, demokratët i kemi vëllezër!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjatë fjalës së tij në Kongresin e Parë të partisë “Zgjidhja”, kryetari i kësaj force Koço Kokëdhima ka lëshuar një deklaratë të fortë për zgjedhjet e 30 Qershorit. Pavarësisht se kjo parti është regjistruar në KQZ për zgjedhjet lokale dhe ka mbledhur firmat për të garuar në bashkitë kryesore të vendit, Kokëdhima, i ka kërkuar Kongresit që të bojkotojnë zgjedhjet  e 30 qershorit, nëse në ato nuk do të marrë pjesë PD dhe LSI.

“Njerëzit me të drejtë pyesin: çfarë do bëjë Zgjidhja’? A do hyjë ajo në zgjedhjet e 30 qershorit? Në se po, a do ishte kjo diçka e drejtë? Më tej akoma; a do t’i lëmë ne në baltë mbështetësit dhe simpatizantët e thjeshtë të PD-së e LSI-së? Ata janë shqiptarë që protestojnë të revoltuar rrugëve dhe shesheve kundër qeverisë. Seicili prej tyre ka një arsye të madhe që proteston, paçka se është ftuar nga lidershipi i PD-së dhe LSI-së”, ka nisur argumentimin përpara kongresit Kokëdhima.
Por në vazhdim të fjalës duke folur më specifikisht për krizën dhe opsionet e 30 Qershorit ai ka deklaruar se nuk do të bëhen pjesë e fasadës zgjedhore që po përgatit Edi Rama.

“Një hyrje e jona në zgjedhje nuk do t’i përmirësonte standardet e tyre dhe do ta izolonte edhe më shumë PD-në dhe koalicionin e saj. Ne nuk u kemi asnjë borxh atyre. Por zgjedhjet që nuk janë gjithpërfshirëse e përçajnë dhe e destabilizojnë edhe më keq Shqipërinë. Ndërkohë dhjetëra mijëra demokratë e mbështetës të këtij koalicioni janë vëllezërit tanë të një gjaku, janë shqiptarë që vuajnë shtypjen e tiranisë së krimit dhe korrupsionit njësoj si ne. Ne nuk mund t’i lëmë ata vetëm përballë një qeverie antipopullore, antikombëtare dhe të korruptuar. Nuk mund të vihemi as përballë tyre. Zgjedhjet janë ngjarje të mëdha e festive në jetën e një populli; janë pikërisht për ta bashkuar dhe jo për ta përçarë e për ta lënduar atë.

Për një parti politike, pjesëmarrja në zgjedhje është jetike. Ne kemi pasoja jo të mira nëse bojkotojmë edhe këto zgjedhje, siç bëmë edhe me ato të vitit 2017.  E kemi shumë të nevojshme të marrim pjesë, por këto nuk janë as zgjedhje të reformuara, as me standarde dhe as gjithpërfshirëse. Si të tilla ato e dobësojnë Shqipërinë edhe më shumë. Për ne e para është Shqipëria dhe jo partia. Siç duket qartësisht, ende nuk janë krijuar kushtet elementare për zgjedhje të lira, të drejta e të barabarta. Në këto rrethana unë ju propozoj të vendosim që të bojkotojmë zgjedhjet e 30 qershorit dhe të kërkojmë shtyrjen e tyre për në tetor”, deklaroi Kokëdhima nga foltorja e kongresit të partisë që drejton.

Tags: koco kokedhimazgjedhje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026
Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

04/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026
Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.