Privatizoi me dokumenta false Karaburunin, lirohet biznesmeni në Vlorë

Privatizoi me dokumenta false Karaburunin, lirohet biznesmeni në Vlorë

116
0
Shares

Gjykata e Vlorës ka liruar shtatë muaj pas arrestimit të tij biznesmenin e njohur Pëllumb Petritaj.

Petritaj u arrestua pasi akuzohet nga prokuroria se përmes falsifikimit kishte arritur të përvetësonte rreth 100 hektar tokë në zonën e Karaburunit dhe Zvërnecit, në Vlorë dhe Himarë.

Në vitin 2018 Petritaj u dënua me 3 vite burg me akuzën e tjetërsimit të pronave në Vlorë, por në rrethana të dyshimta ai arriti t’i shpëtojë rrjetës së drejtësisë duke mos u marë as si i pandehur.

Gjykata e Vlorës ka vendosur sot të ndryshojë masën nga arrest me burg, në lirimin e tij duke pranuar garanci financiare. Sakaq Prokuroria ka deklaruar se do të apelojë vendimin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY