Pije, çamçakëzë dhe cigare kontrabandë, ndalohen tregtarët në Tiranë

Pije, çamçakëzë dhe cigare kontrabandë, ndalohen tregtarët në Tiranë

128
0
Shares

Policia e Tiranës ka ndaluar dy tregtarë në kryeqytet me akuzën për kontrabandë e fshehje të ardhurash. Akuzat për ta nuk janë me kaq.

Sipas të dhënave zyrtare, seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë finalizuar operacionin e koduar “Kamuflimi”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasit N. P., 50 vjeç, banues në Tiranë dhe P. S., 49 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i shtetasve të sipërpërmendur, u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin aktivitetin e kundraligjshëm që bënë fjalë për veprat penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Shkelja e të drejtave të pronësisë Industriale”, “Fshehja të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Këta shtetas, pa nipt e pa u regjistruar fare në QKB, nën kamuflimin e bizneseve private si tregtar pakice, kanë mundur të fusin një sasi të konsiderueshme mallrash të dyshuara kontrabandë.
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit S.B., banues në Tiranë, ku për shkak të hetimit nuk jepen të detaje të tjera.

Në cilësinë e provës materiale në funksion të këtij procedimi u sekuestrua; 1.440 (një mijë e katërqind e dyzetë) pije freskuese, 12.000 pako çimçakiza, 77.000 kuti, 750 pakteta, 64 pako duhan i grirë, një automjet dhe tre aparate celular. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, për veprime të mëtejshme.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/290349501904801/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY