Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Prokuroria, vegel e Rames. PD denoncon arrestimet e djeshme

08/05/2019
Prokuroria, vegel e Rames. PD denoncon arrestimet e djeshme
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Prokuroria po faktohet si vegël e hakmarrjes politike të Edi Ramës kundër Klevis Balliut, opozitës dhe qytetarëve që mbrojnë të drejtat” tha Sekretari i Pergjithshem i PD, Gazmend Bardhi ne nje deklarate per mediat.

Arrestimi i Klevis Balliut dhe 4 qytetarëve është politik, i paligjshëm dhe i pabazuar në prova! Ata janë të burgosur politikë të regjimit të Edi Rames, tha Bardhi.

Ne vijim ai tha se cdo shërbëtor i Edi Ramës do të mbajë përgjegjësi para ligjit. Kudo qoftë ai, në polici, prokurori, gjykatë, fundin do ta ketë të njëjtë me atë të padronit.

Deklarate e Gazmend Bardhit:

Pas 28 vitesh të pluralizmit politik, Edi Rama po përdor policinë si mjet dhune ndaj qytetarëve që protestojnë kundër tij dhe si vegël kriminale ndaj kundërshtarëve politikë.

28 vjet pas pluralizmit politik dhe rrëzimit të regjimit diktatorial, Edi Rama ka mbushur qelitë e komisariateve me të burgosur politikë.

Rasti më flagrant është ai i dhunimit çnjerëzor të banorëve tek Unaza e Re, faji i vetëm i të cilëve është se nuk heqin dorë nga mbrojtja e shtëpive të tyre, duke kundërshtuar projektin korruptiv 40 milionë të Edi Ramës.

Pamjet në këtë video të shkurtër tregojnë dhunën e policisë kundër protestuesve paqësorë., duke i goditur, duke i helmuar me gaz.

Video 1

684D4205-71D8-4835-AECF-D3CF7A6B19BB

Pamjet janë revoltuese. Policë të armatosur që ulin kokën para krimit të organizuar, trimërohen para grave dhe fëmijëve dhe bëjnë për spital qytetarë të pafajshëm, duke i djegur ata. Astrit sadikaj dëshmon për djegiet e rënda.

Sot në burg duhet të ishin urdhëruesit e këtyre akteve çnjerëzore. Sot në burg duhet të ishin ata që kanë vënë firmën për projektin korruptiv 40 milionë euro tek Unaza e Re, Edi Rama, Damian Gjiknuri, Afrim Qëndro. Por në një shtet të ndërtuar me vota të blera nga krimi dhe me paratë e pista të korrupsionit qeveritar, në një shtet ku prokuroria është politike dhe urdhërohet nga Edi Rama, mbahen të burgosur politikë qytetarët dhe përfaqësuesit e Partisë Demokratike që dalin në krah të tyre.

Arrestimi i Klevis Balliut është një akt hakmarrjeje politike nga Edi Rama, i cili nuk i fal Klevisit përkushtimin e përditshëm dhe kurajon që u ka dhënë banorëve të Unazës së Re për të mbrojtur të drejtat e tyre.

Arrestimi i Klevis Balliut është politik, i paligjshëm dhe i pabazuar në prova! Nëse prokuroria nuk do të ishte vegël e Edi Ramës, do të kishte urdhëruar që mbrëmë lirimin e menjëhershëm të Klevis Balliut dhe 4 qytetarëve të tjerë.

Ata mbahen padrejtësisht në burg për fajin e vetëm se janë kundërshtarë politikë të Edi Ramës.

Prokuroria politike po shkel ligjin, duke u bërë pjesë e skenarit kriminal që godet opozitën dhe qytetarët, por nuk heton dhe mbyll dosje për korrupsionin e Edi Ramës, mbyll dosjen per Unazen e Re, nuk heton për vjedhjen e zgjedhjeve apo për lidhjen e politikaneve me krimin.

Nuk është e largët dita që çdo shërbëtor i Edi Ramës do të mbajë përgjegjësi para ligjit. Kudo qoftë ai, në polici, prokurori apo gjykatë, fundi i tij do të jetë i njëjtë me atë të Edi Ramës.

Tags: edi rama klevis balliuGqzmend bardhi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.