Zbulohet nga qytetarët, kapet 39-vjeçari me armë dhe 45 fishekë

Zbulohet nga qytetarët, kapet 39-vjeçari me armë dhe 45 fishekë

345
0
Shares

Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia në Gjirokastër pas telefonatave të qytetarëve.

Sipas policisë, shtetasi I.V. teksa ishte pasagjer në një makinë kishte me vete armë zjarri dhe 45 fishekë.

Policia informon  se arrestimi i tij është bërë në kuadër të operacionit të koduar “VINOKASHI”.

NJOFTIMI I POLICISE 

Në vijim të kontrolleve të ushtruara në zbatim të planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë si dhe mbi bazën e një telefonate nga qyetarët se një shtetas lëvizte me armë zjarri pa leje, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet organizuan operacionin “VINOKASHI”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi:

I.V., 39 vjeç, banues në fshatin Çepunë, Gjirokastër, pasi:

Në aksin rrugor Ballaban-Këlcyrë, në vendin e quajtur “Kthesa e Fshatit Ujëmirë”, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin ky shtetas udhëtonte si pasagjerë, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri (pistolet TT) dhe 45 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Përmet për hetime të mëtejshme për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY