Politikani i lartë austriak shton dozën e kritikave, del përkrah protestave të...

Politikani i lartë austriak shton dozën e kritikave, del përkrah protestave të opozitës

138
0
Shares

I ftuar nga Kryetari i Parlamentit të Austrisë, Wolfang Sobotka, kryeparlamentari Gramoz Ruçi ndodhet në  Vjenë për një vizitë disa ditë këtë javë.

Takimin e parë Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe delegacioni që e shoqëron e zhvilluan me një grup të zgjeruar deputetësh anëtarë të Komisionit për Politikën e Jashtme, Nënkomisionin për BE dhe Grupin e Miqësisë të Parlamentit të Austrisë, të kryesuar nga deputeti Reinhold Lopatka, Kryetar i Nënkomisionit për BE-në në Parlamentin e Austrisë.

Ndërkohë janë mësuar detaje mbi ditën e parë të takimit. Informacionet janë bërë me dije nga Lopatka, dhe pse Ruçi i shoqeruar nga Balla propagandoi për një takim pozitiv.

Pas deklaratës së parë poltikani i lartë austriak Lopatka ka shtuar dozën e kritikës dhe shprehet pro kursit të opozitës e të protestave.

Reinhold Lopatka, kryetari i grupit të deputetëve të Partisë Popullore Austriake të kancelarit Kurz në Twitter shfryu tullumabacen propaganistike të Ruçit e Ballës në Vjenë.
Por në Facebook Z. Lopatka del përkrah protestave të opozitës.

Aty ai përmend vizitën e deputetëve nga Tirana dhe marrëdhëniet dypalëshe dhe në fund shton:

“Ne bisedë u trajtuan në menyrë të hapur edhe problemet e mëdha në Shqipëri. Droga, kriminaliteti e korrupsioni në një anë dhe papunësia rinore në anën tjetër janë sfida të mëdha për vendin. Demonstrata të mëdha të opozitës i shprehin këto javë për javë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY