Mos shkarkimi i Konit, Presidenca i përgjigjet ministres Shahini: “Askush nuk mund...

Mos shkarkimi i Konit, Presidenca i përgjigjet ministres Shahini: “Askush nuk mund ta prekë…”

128
0
Shares

Presidenca ka reaguar ndaj deklaratës së Ministres së Arsimit, Besa Shahini, e cila akuzoi kreun e shtetit se me kthimin në detyrë të rektorit të Universitetit Mynyr Koni legjitimoi shkeljet e tij.

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi, në një deklaratë të shpërndarë për mediat thotë se “Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta në dekretin e tij për rrëzimin e propozimit për shkarkimin e rektorit të Universitetit të Tiranës, z.Mynyr Koni ka folur me argumenta ligjorë më gjatë se kurdoherë tjetër”.

Ministria e Arsimit, vijon Blushi, duhet të mbajë përgjegjësinë e saj të plotë për zbatimin e Reformës në Arsimin e Lartë dhe nëse nuk është dakord me argumentat ligjorë të bëra publike nga Presidenti, të ndjekë procedurën që dikton ligji, përtej retorikave boshe.

“Institucionet e Arsimit të Lartë janë autonome dhe askush nuk duhet të guxojë të prekë pavarësinë e tyre” përfundon reagimin e tij zëdhënësi i Presidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY