Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zhvillohet konferenca për mediat audiovizive, personalitete të rëndësishme ndajnë pikëpamjet e tyre

04/05/2019
Zhvillohet konferenca për mediat audiovizive, personalitete të rëndësishme ndajnë pikëpamjet e tyre
Share on FacebookShare on Whatsapp

Me rastin e 20 vjetorit të krijimit të Autoritetit të Mediave Audiovizive, më datë 3 Maj, në bashkëpunim me Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit, UT, u mbajt Konferenca Shkencore Ndërkombëtare, me temë: Tregu i Medias Audiovizive, sjellja e audiencave dhe kuadri rregullator. Data 3 maj përkujtohet gjithashtu, në kalendarin e datave të shënuara si Dita Botërore e Lirisë së Shtypit.

Konferenca ishte e ndarë në 3 seanca kryesore, veç asaj plenare. Ku temat ishin përkatësisht: tregu i medias dhe operatorët audiovizivë; sjellja e audiencave dhe programacioni; rregullimi dhe vetërregullimi në përgjigje të zhvillimeve teknologjike.

Seanca plenare u përshëndet nga personalitete me kontribut në fushën e mediave audiovizive si Akademik Artan Fuga. Akademik Fuga, pasi përshëndeti organizimin e vuri theksin te detyrimi i mediave dhe institucione rregullatorë për të respektuar lirinë qytetare. Z. Fuga, vlerësoi kontributin dhe shembullin që AMA ka dhënë në partneritetin mes institucioneve publike dhe forcimin reciprok të tyre.

Nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë Konferencën e përshendeti Znj. Vasilika Hysi, në cilësinë e Kryetarës së Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik. Znj. Hysi vlerësoi punën e deritanishme të bërë nga AMA. Ajo tha se konferenca si këto ndikojnë drejtpërdrejt në edukimin mediatik të studentëve dhe po ashtu edhe në profesionalizimin e tyre në raportimin e lajmeve dhe në të gjitha hallkat e një medie më të lirë dhe të pavarur.

Gentian Sala, Kryetar i Autoritetit të Mediave Audiovozive, në fjalën e tij përshëndetëse njohu pika të forta dhe të dobëta gjatë këtyre 20 viteve të AMA-s si institucion. Ai e vuri theksin e fjalës se tij se AMA këto pesë vitet e fundit ka hyrë në një hulli normale të organizimit institucional dhe që nga viti 2018 e këtej është i fokusuar tërësisht tek çështjet e programacionit.

Sala vlerësoi bashkëpunimin me departamentin e Gazetarisë i cili i ka shërbyer institucionit për vendimmarrje të drejtë në përputhje me nevojat e tregut dhe me prirjen e audiencës.

Prof. Assoc. Dr. Z. Mark Marku, Përgjegjës i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit në UT tha se Konferenca do të sjellë një panoramë më të plotë të tregut dhe peizazhit mediatik, por ajo po ashtu do të ndihmojë edhe për ta përmirësuar këtë panoramë.

Prof. Dr. Z. Sabri Laçi, Dekan i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë solli në kujtesë një moment shumë të rëndësishëm në median shqiptare, atë të formimit të Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit. Ky departament, tha ai, i ka dhënë një dimension të ri komunikimit dhe ka forcuar bashkëpunimin midis studiuesve të medias shqiptare por edhe me gjerë.

Konferenca u përshëndet edhe nga Z. Muja Ferati, Kryetar i Komisionit të Pavarur për Media të Kosovës, i cili vlerësoi bashkëpunimin me AMA-n dhe u shpreh shumë i interesuar për gjetjet e punime të konferencës, punime të cilat do të jenë me vlerë edhe për realitetin e Republikës së Kosovës.

Konferenca do të pasohet një botim, i cili do të jetë një përmbledhje e të gjithë punimeve shkencore të kërkuesve më në zë të medias. Kjo konferencë ishte fryt i bashkëpunimit të studiuesve të medias nga Shqipëria dhe rajoni.

Tags: amakonferencaLiriamedia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.