Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndodhet sot në Lezhë për takim me qytetarët. Burime nga PD në Lezhë, bëjnë me dije se do të ketë sot anëtarësime të reja.
Kreu i PD-së është pritur me entuziazëm nga mbështetësit, siç shihet edhe në një video të shpërndarë nga ai vetë në “Facebook”.
Përkrahës Bashës kanë dalë në rrugë me makina e flamuj të Partisë Demokratike.
“Jam rrugës për në takimin me demokratët e Lezhës, ku 150 anëtarë të rinj do të marrin sot kartat e anëtarësimit në Partinë Demokratike. I shtohen kësaj armate të lirisë e demokracisë që sot po lufton jo thjesht dhe vetëm për rotacion politik por për t’i dhënë fund tranzicionit”,-tha Basha nga makina.
Mikpritje lezhjane.✌#ShqiperiasiEuropa
Publiée par Lulzim Basha sur Samedi 4 mai 2019
LIVE
LIVE – Qytetarët e Lezhës dhe gjithë Shqipërisë janë ngritur kundër Maduros së Ballkanit i cili është kapur duke vjedhur. Ky vend ka zot! Sovrani në Republikën e Shqipërisë është populli shqiptar. #ShqiperiaSiEuropa #11maj
Publiée par Lulzim Basha sur Samedi 4 mai 2019
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/