Një 38 vjeçar shqiptar dhe një 44-vjeçar italian janë arrestuar me akuzën e trafikut të drogës.
Sipas “La Stampa” raporton se dy personat u kapën me një sasi prej 100 kg drogë të cilën e kishin në makina.
Ata fillimisht sapo pikasën policinë tentuan të largoheshin, por pas ndjekjes policore u kapën përballë shtëpisë ku banonte shqiptari.
Nëse droga do të shitej me shumicë vlera e saj shkonte deri në 300 mijë euro, ndërsa në tregun me pakicë vlera e saj shkonte deri në 1 milion euro.
Droga ishte fshehur në sediljen e pasme të makinës dhe ishte e paketuar në thasë të kuq prej najloni.
Ndërsa gjatë kontrollit në bodrumin e banesës ku jetonte shqiptari u gjetën materiale për paketim.
Hetimet e policisë vazhdojnë, për të zbuluar bashkëpunëtorët e tjerë në këtë rrjet trafiku.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/