Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Kurbini në vështirësi”, kryetari i PD: Opozitës i janë bashkuar qytetarë me bindje të majta

04/05/2019
“Kurbini në vështirësi”, kryetari i PD: Opozitës i janë bashkuar qytetarë me bindje të majta
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu I PD-së Kurbin, Behar Haxhiu në prononcimin e tij të fundit, ka falenderuar mbështetësit dhe tërë qytetarët kurbinas në protestën e radhës pranë Milotit.

Ai falenderoi të gjithë simpatizantët e së djathtës, dhe sigurisht ata qytetarë të brishtë që i janë bashkuar protestës, të cilët treguan qytetari, përgjatë qëndrimit në aksin rrugor të superstradës. Gjatë kësaj proteste nuk është regjistruar asnjë lloj incidenti, madje asnjë mjet nuk ka qëndruar i bllokuar, pasi janë lejuar në rrugë alternative.

Ndërsa kreu i PD-së Kurbin ka theksuar vështirësitë ekonomike që po kalon zona e Kurbinit duke e kosnideruar si ndër më problematiket në vend, ndaj thirrja qytetare e opozitës për rrëzimin e menjëhershëm të këtij kryeministri fatkeq për shqiptarët është imediate.

Perspektivat e qytetarëve kurbinas tashmë janë shuar, nga mungesa e investimeve, papunësia, mbyllja e shumë bizneseve private, mungesa e sigurisë, dhe infrastrukturës dhe shumë faktorë të tjerë që po rëndojnë komunitetin e zonës së Kurbinit.

Behar Haxhia ka shtuar më tej se rruga jonë është e pandalur, për të realizuar qëllimin e përbashkët, atë të rrëzimit të qeverisë së një diktatori i Edi Rama që po varfëron çdo ditë dhe më shumë shqiptarët.

“Opozitës tashmë janë bashkuar, dhe një pjesë e qytetarëve me bindje të majta që kanë humbur besimin tek kjo qveri dhe tek ky kryeministër, ndaj po zgjerohet akoma dhe më shumë forma e mosbindjes civile, të bindur nga kjo qeverisje e dështuar, dhe vendosmëria e tyre për të rrëzuar klikën e këtij pushteti,-ka thënë në prononcimin e tij kryetari i PD-së Kurbin Behar Haxhiu.

Sakaq Haxhiu ka apeluar për t’ju bashkuar protestës së opozitës me 11 maj në kryeqytet, duke ftuar çdo qytetar që ka ndjenjën dhe shpresën se shqiptarët tashmë s’kanë se ç’të humbasin më, dhe e vetmja shpresë mbetet rrëzimi i qeverisë dhe dorëheqja e këtij kryeministri të parpërgjegjshëm, një prioritet për hapjen e negociatave në bashkimin Europian.

Tags: kryetari i pdkurbinmesazh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.