I vodhi çantën italianit dhe tentoi të arratiset, shqiptari e pëson keq

I vodhi çantën italianit dhe tentoi të arratiset, shqiptari e pëson keq

92
0
Shares

Një 24-vjeçar shqiptar, i cili banonte në krahinën e Kremones është arrestuar pas ndjekjes nga policia italiane, sepse vodhi një çantë gjatë udhëtimit në Trenor 625, u nis nga Milano Cadorna për në Asso.

Pranë stacionit të Medas ai vodhi çantën e një udhëtari 37-vjeçar dhe sapo u spikat nga policia u përpoq të arratisej dhe të hidhte çantën në trotuarin pranë stacionit hekurudhor.

Pas arrestimit policia vijoi procedurat me shqiptarin 24-vjeçar dhe u evidentua se ishte i parregullt sa i përket dokumentave në territorin italian, pa një vendbanim fiks dhe pa një dosje penale. Shqiptari u paraqit në Gjykatën e Monza-s për gjykim nën akuzën e vjedhjes së rëndë.

Në sallën e gjyqit, avokati mbrojtës i të pandehurit kërkoi kushtet e mbrojtjes. Procesi është shtyrë për në 17 maj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY