Përplasja me armë në Lac, reagon Policia: “Pika kontrolli dhe po vijon...

Përplasja me armë në Lac, reagon Policia: “Pika kontrolli dhe po vijon shoqërimi…”

91
0
Shares

Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Laçit.

Mësohet se një prej personave të përfshirë në këtë konflikt ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Viktima është Teli Jushi, 35 vjeç, ndërsa i plagosur ka mbetur vëllai i tij Gent Jushi.

Dy të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë nisur me urgjencë drejt Tiranës.

Lidhur me ngjarjen e rende ka reaguar policia.

Informacion paraprak nga Policia:

Sot rreth orës 20:15 në lagjen nr. 1 Laç, afer një lokali ka patur të shtëna me armë zjarri.

Për pasojë dyshohet se kanë mbetur te plagosur 2 shtetas, M.J dhe J.J., të cilët janë dërguar në   gjendje te rëndë për jetën në Tiranë  për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje mbërritën shërbimet e Rendit dhe të Policisë Kriminale, që kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e autorëve dhe përballjen e tyre me drejtësinë.

Disa shërbime të tjera policore kanë ngritur pika kontrolli dhe po vijon shoqerimi i personave që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Për shkak të hetimit nuk mund të bëhen publike të tjera detaje qe lidhen me ngjarjen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY