Horoskopi, 29 Prill 2019/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

Horoskopi, 29 Prill 2019/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

133
0
Shares

Dashi

Çiftet nuk do kenë një dite tërësisht te qete. Personi qe keni ne krah mund t’iu kritikoje për disa gabime qe keni bere dhe do ju duhet te kërkoni falje qe situata te përmirësohet. Venusi do i beje beqaret mjaft tërheqës gjate kësaj dite dhe mundësitë për te pasur takime impresionuese do jene te shumta. Ne planin financiar tregohuni te rezervuar qe situata te mbetet e mire.

Demi

Sot do i kushtoni me shume kohe dhe vëmendje punës sesa jetës suaj ne çift. Kjo do e mërzitë tej mase partnerin dhe do e shtyje te bjere ne melankoli. Gjeni kohen e duhur për t’i sqaruar atij gjithçka. Beqaret do kenë takimet me te bukura te vitit. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire te mundshme prandaj mire do ishte te bënit kujdes me shpenzimet.

Binjaket

Dite e mrekullueshme dhe e mbushur me surpriza te njëpasnjëshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Shfrytëzojeni deri ne sekondën e fundit. Beqaret do jene te vetëdijshëm pe rate qe duan dhe nuk do nguten te pranojnë çdo ftese qe do ju behet. Ne planin financiar do i rregulloni te gjitha problemet dhe do jeni me te qete. Mund te kryeni edhe ndonjë investim.

Gaforrja

Komunikimi ne çift do jete me i mire gjate kësaj dite. Do i shprehni me lehte ato qe mendoni për lidhjen tuaj dhe do pranoni te bashkëpunoni me partnerin. Beqaret me shume gjase do kenë dashuri me shikim te pare. Ne planin financiar nuk duhet ne asnjë mënyrë te filloni operacione te rrezikshme sepse një gabim i vogël mund t’iu lere pa asnjë para ne xhep.

Luani

Nëse jeni ne një lidhje dita do jete e zakonshme. Nuk do ketë as debate te zjarrta, por edhe as pasion te madh. Nëse jeni ende vetëm, duhet ta kërkoni ne çdo ambient ku do shkoni personin e duhur. Disa do jene me goxha fat, ndërsa te tjerët duhet te presin. Ne planin financiar duhet shume pune dhe mund për ta stabilizuar siluetën ne te cilën ndodheni. Kujdes!

Virgjeresha

Dite shume e trazuar kjo e sotmja për te dashuruarit. Nuk do ndiheni shume mire pranë atij qe dashuroni duke qene se do kërkoni me tepër liri. E mira është qe për gjithçka te flisni me te ne momentin e përshtatshëm. Beqaret do kenë vetëm disa njohje te reja, asgjë me tepër sesa aq. Financat do fillojnë te rriten pak nga pak, por duhet te vazhdoni te shpenzoni me maturi.

Peshorja

Do keni konflikte te shumta sot me partnerin dhe do jeni gjithë ditës te nervozuar. Asgjë nuk do shkoje ashtu si ju e kishit menduar. Beqaret do joshin dhe do joshen pa fund. Ne mesdite priten edhe surpriza te mëdha kështu qe bëjini sytë katër. Ne planin financiar do jeni me fat dhe do mund ta përmirësoni situatën. Me ne fund do ndiheni te qete ne këtë sektor.

Akrepi

Rutina do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Nuk priten gjera te jashtëzakonshme dhe here pas here mund te ketë edhe disa debate. Beqaret nga ana tjetër do tërhiqen vetëm nga aventurat kalimtare jo nga historitë serioze te dashurisë. Financat do jene me ne vëmendje se kurdoherë tjetër. Nuk priten probleme serioze ne këtë sektor.

Shigjetari

Përfitoni nga kjo dite plot diell për te diskutuar mbi problemet dhe debatet qe keni pasur ne jetën tuaj ne çift. Partneri do jete i gatshëm t’iu dëgjojë dhe se bashku do sqaroni gjithçka. Beqaret do e dine mire ke te joshin dhe mënyrën si duhet ta bëjnë. Ka gjasa ta bëjnë për vete personin e ëndrrave. Financat fatmirësisht nuk do jene aspak problematike.

Bricjapi

Dita e sotme do jete shume e turbullt sot për ata qe janë ne një lidhje. Here do dashuroheni ne mënyrë pasionate dhe here do keni debate te forta me partnerin. Për ata qe kane një familje do ketë edhe marrje vendimesh. Beqaret nuk duhet te ngatërrojnë miqësinë me dashurinë. Për financat do jete dite pozitive. Te ardhurat do kenë rritje te mahnitshme.

Ujori

Mos hezitoni t’ia shprehni partnerit edhe pakënaqësitë gjate kësaj dite, jo vetëm dashurinë. Ne një lidhje duhet te flisni gjithmonë hapur. Për sa ju përket beqareve, vetëm ata qe janë ne udhëtime apo jashtë qytetit te tyre do ketë te reja. Ne planin financiar do jeni te detyruar ta shtrëngoni rripin nëse doni qe situata te mos behet problematike. Mund t’ia dilni edhe me pak.

Peshqit

Venusi dhe Marsi do ju ndihmojnë te keni një dite sa me te bukur dhe plot ngjyra. Do ndiheni mjaft mire ne krahët e partnerit dhe do doni qe te mos ndaheni për asnjë çast. Beqaret meshkuj do jene ata qe do kenë fat ne dashuri. Femrat do duhet ende te presin. Financat do kërkojnë me tepër durim dhe vëmendje. Mund t’ia dilni ta stabilizoni shpejt situatën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY