E rëndë në Kosovë, nëna mbyt foshnjën, fsheh trupin në tavanin e...

E rëndë në Kosovë, nëna mbyt foshnjën, fsheh trupin në tavanin e shtëpisë

121
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Prizrenit. Një nënë 27 vjeçare, dyshohet se mbyti foshnjën e saj gjashtë ditëshe të gjinisë mashkullore në shtëpi, ku edhe e kishte lindur.

Kjo ngjarje u zbulua mbrëmë nga policia. Nëna monstër e kishte vendosur trupin e pajetë të foshnjës në tavanin e shtëpisë.

Trupi i foshnjës është dërguar për obduksion ndërsa nëna pasi ka pranuar trajtim mjekësor është ndaluar për 48 orë.

Prokuroria e Prizrenit po përgatitet të kërkojë paraburgim për 27 vjeçaren M.B po hetohet për veprën penale “Vrasje e foshnjës”. Foshnja i përkiste gjinisë mashkullore dhe nëna 27 vjeçare ishte e pamartuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY