Shkon në 3 numri i kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm

Shkon në 3 numri i kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm

146
0
Shares

Ka shkuar në tre numri i kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm pasi Lulzim Alushaj ka dorëzuar sot aplikimin e  tij pranë KLP.

Pak më herët dorëzoi aplikimin edhe Fatjona Memcaj.

Prokurori i Krimeve të Rënda, Olsian Çela, është i pari që shpalli kandidaturën e tij për vendin e Prokurorit të Përgjithshëm, ndërsa kanë mbetur edhe 9 ditë nga përfundimi i afatit.

Gara për Prokuror të Përgjithshëm u hap më 29 mars, ndërkohë që të interesuarit kanë edhe 9 ditë kohë, pasi brenda 30 ditësh, prokurorët që shprehin interesin duhet të dorëzojnë dokumentacionin e parashikuar në ligj.

Kriteret

Sipas rregullores së miratuar nga KLP-ja, një prokuror, që të kandidojë për të qenë në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, duhet që të ketë 15 vjet përvojë pune si jurist i spikatur. Të jetë diplomuar në Shkollën e Magjistraturës ose të ketë gradë shkencore në drejtësi. Të mos ketë mbushur moshën e daljes në pension. Të mos ketë mbajtur gjatë 10 viteve të fundit, para dorëzimit të shprehjes së interesit për Prokuror të Përgjithshëm, funksione politike në administratën publike. Të mos ketë mbajtur gjatë 10 viteve të fundit pozicione drejtuese në partitë politike. Të mos ketë qenë anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar i ish-Sigurimit të Shtetit. Të mos ketë qenë dënuar më parë me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale. Të mos ketë qenë bashkëpunëtor, informatorë ose agjent i Shërbimeve të Inteligjencës dhe të mos ketë masë disiplinore në fuqi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY