Gjatë takimit të tij nuk munguan as incidentet dhe përplasjet me qytetarët. Më herët raportuam se disa persona janë shoqëruar në komisariat, ndërsa janë dhunuar nga policia.
Megjithatë, një skandal i vërtetë duket se ka ndodhur, ku 4 zjarrfikës janë shoqëruar në polici nga autoritetet shkodrane me pretendimin se po prishnin mitingun e kryeministrit Rama.
Zjarrfikësit kishin ndezur sirenat sepse po shkonin në një pallat pranë stadiumit, ku kishte rënë zjarr.
Sipas informacioneve paraprake, të katërt zjarrfikësit ndodhen në komisariatin e policisë, ku po merren në pyetje.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/