Konfirmohet në detyrë gjyqtari kandidat për në Gjykatën Kushtetuese

Konfirmohet në detyrë gjyqtari kandidat për në Gjykatën Kushtetuese

99
0
Shares

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmon në detyrë gjyqtarin e gjykatës së Durrësit Rexhep Bekteshi.

Bekteshi është kandidat edhe në Gjykatën Kushtetuese.

Vendimi u dha sot nga trupa gjykuese që ka shqyrtuar përmbushjen e kritereve të vetingut Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Firdes Shuli.

Bekteshi është gjyqtar që në vitin 1993 dhe për më shumë se 25-vjet ai ka shërbyer si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. Në shkurt 2018, pas thirrjes së hapur nga Presidenti i Republikës, Bekteshi kandidoi për një post në Gjykatën Kushtetuese.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY