Protesta e opozitës në rrugët kryesore te vendit u mbyll paqësisht pas rreth 60 minutash.
5 akset të rëndësishme të vendit, në Elbasan, Milot, Fier, Durrës dhe Tiranë u bllokuan nga protestuesit e opozitës nga ora 18:00 deri në orën 19:00.
Lidhur me aksionin e sotëm të opozitës dhe qytetarëve ka reaguar edhe ish kryeministri Sali Berisha.Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha e quan protestën e sotme një sukses të jashtëzakonshëm të qytetarëve të bashkuar.
POSTIMI I BERISHES:
“Sukses i jashtëzakonshëm i protestës së qytetarëve të bashkuar!
Qindra mijra protestues paralizojnë totalisht narkoshtetin e Edvin Kristaq Urrejtësit. Nderim qytetarëve të bashkuar! Fitore”.
©
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/