DETAJE/Pranoi të bashkëpunonte me drejtësinë, çfarë zbuloi para hetuesve Bengasi

DETAJE/Pranoi të bashkëpunonte me drejtësinë, çfarë zbuloi para hetuesve Bengasi

198
0
Shares

Alkond Brengasi tashmë është një bashkëpunëtor me drejtësinë, kjo pasi Prokuroria për Krime të Rënda arriti ta bindë  për të zbardhur grabitjen e 9 prillit në Rinas.

Ditën e djeshme, Gjykata caktoi ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” deri në përfundim të hetimeve, ndërsa burime konfirmojnë se Bengasi ka dhënë informacione të vlefshme për hetimin dhe do të marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Gjatë ditës së sotme pritet që para Gjykatës për Krime të Rënda të dalin 3 të arrestuarit e tjerë për grabitjen e miliona eurove në Rinas, Oltion Veseli, Renaldo Sula dhe Saimir Çela.

Si u zbulua ai nga policia?

Bengasi është i pari i arrestuar si i përfshirë në grabitjen që tronditi opinionin publik dy javë më parë, ndërsa hetuesit e zbuluan atë nga shenjat e lëna në furgonin me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”, të përdorur nga organizatorët e grabitjes për të hyrë në Aeroportin e Rinasit dhe vjedhur disa thasë me vlera të ndryshme monetare.

Pas identifikimit të tij, 34- vjeçari është shoqëruar në Polici ditën e shtunë, 20 prill, ku edhe ka treguar se ka marrë pjesë në modifikimin e furgonit, si dhe emrat e disa prej personave të përfshirë në të ashtuquajturën supergrabitja, ku humbi jetën nga shkëmbimi i zjarrit me Policinë, Admir Murataj.

Hetimet

Panorama shkruan se Bengasi ka nxjerrë emrat e të paktën 9 personave, 3 prej tyre të arrestuar.

Prokuroria dhe Policia, me anë të metodave speciale të hetimit, ka vënë nën përgjim një sërë numrash, duke bërë kështu identifikimin e disa personave që dyshohet se janë pjesë e grupit që grabiti rreth 5.8 milionë euro në Aeroportin e Rinasit. Alkond Bengasi mësohet se kishte 6 muaj që punonte në servisin e marrë me qira nga vëllai i Klement Çalës, Eldi Çala, të cilët dyshohet se janë ndër organizatorët e grabitjes.

Nga hetimet e deritanishme, burime thonë se pjesë e grupit që në një formë apo në një tjetër kanë marrë pjesë në grabitje, janë 9 persona, për të cilët po punohet që të arrestohen. Ndërkohë, mesditën e djeshme, Gjykata për Krime të Rënda zhvilloi me dyer të mbyllura seancën për caktimin e masës së sigurisë ndaj Alkond Bengasit, i cili u përfaqësua nga një avokat i caktuar kryesisht, kjo pasi nuk pranoi mbrojtjen nga avokati i gjetur nga familja.

Si përfaqësues të Akuzës, në seancë ishin dy prokurorët Arenc Çela dhe Klodian Braho, të cilët pas relatimit të provave dhe dëshmisë së Bengasit, i cili nuk ka folur para Gjykatës, kërkuan caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” për të.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY