VIDEO/Firmoset marrëveshja e parë, aleati i Bashës: Garantojmë zgjedhje të lira

VIDEO/Firmoset marrëveshja e parë, aleati i Bashës: Garantojmë zgjedhje të lira

147
0
Shares

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka nisur paraditen e sotme një takim me aleatët e tij për firmosjen e marrëveshjeve për krijimin e koalicionit opozitar.

I pari që ka firmosur marrëveshjen ka qene Partia Republikane, me kryetar Fatmir Mediun.

Në takim veç Bashës, jane edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, të dy të mandatuar nga Këshilli Kombëtar i PD-së për hartimin e një marrëveshjeje, e cila ka për synim përcaktimin e elementëve bazë për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe më kryesorja, krijimi i një qeverie tranzitore.

Qëllimi i kësaj marrëveshje janë zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pa Edi Ramën kryeministër, por përmes një qeverie tranzitore.

Në një dalje per mediat, Fatmir Mediu u shpreh se marrëdhënia e re, raporti i ri elektoral është nevojë dhe behet për të mos lejuar cënimin e popullit dhe per të garantuar kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme.

LIVE

LIVE – Opozita bashkohet sot zyrtarisht ne koalicion. Bashke per Shqiperine si Europa!

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Mardi 23 avril 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY