Meta takim me Zv/Presidentin e PE: Mirënjohje për mbështetjen

Meta takim me Zv/Presidentin e PE: Mirënjohje për mbështetjen

84
0
Shares

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim Zëvendës Presidentin e Parlamentit Europian dhe eurodeputetin e Lëvizjes 5 Yjet (Movimento 5 Stelle), z.Fabio Massimo Castaldo.
Kreu i Shtetit e falënderoi z.Castaldo për angazhimin e tij lidhur me forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Italisë.

Presidenti Meta shprehu gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen e fortë që Italia dhe Parlamenti Europian i kanë dhënë procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Zëvendës Presidenti i PE, z.Castaldo e siguroi Kreun e Shtetit shqiptar për mbështetjen e tij dhe të Italisë në këtë proces.

“I gëzuar të takoja sot Zëvendës Presidentin e Parlamentit Europian dhe eurodeputetin e ‘Lëvizjes 5 Yjet’, z.Fabio Massimo Castaldo, me të cilin ndamë bindjen për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera mes Shqipërisë🇦🇱 dhe Italisw🇮🇹. Më siguroi për mbështetje në procesin e anëtarësimit të vendin tonë në Bashkimin Europian🇪🇺”, shkruan Presidenti në “Facebook”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY