Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Grabitja në Rinas, e përfshirë dhe një femër, zbulohet roli i saj

22/04/2019
Grabitja në Rinas, del raporti sekret i Policisë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në vazhdën e përpjekjeve intensive për të zbardhur grabitjen e 9 prillit 2019 në aeroportin e Rinasit, prokurorët dhe grupi i hetimit, kanë dyshime të forta se automjeti që u përdor nga grabitësit, është modifikuar në një pikë servisi në një lagje shumë të njohur të qytetit të Elbasanit.

Për këtë arsye, autoritetet kanë vendosur nën hetim dhe kanë marrë në pyetje një shtetas nga qyteti i Elbasanit, për të dhënë identitetin e personave që i kishin kërkuar të modifikonte mjetin tip Wolksvagen dhe për të vënë mbishkrimin “Hetimi Tatimor”.

Ky person është pyetur nga grupi i hetimit, por nuk ka ende të dhëna konkrete, përderisa hetimi për këtë grabitje konsiderohet “Top Secret”.

Një tjetër person nën hetim është edhe kushëriri i një të shumëkërkuari për disa krime të ndodhura në vendin tonë, por edhe jashtë. Hetuesve u ka dhënë “oksigjen” zbulimi i dhjetëra gjurmëve në automjetin të cilin grabitësit nuk e dogjën dot gjatë grabitjes së 9 prillit të këtij viti, por edhe sekuestrimi i dhjetëra kamerave të sigurisë, të cilat janë zbardhur në laboratorin e kriminalistikës.

Mes të hetuarve nuk përjashtohet edhe përfshirja e një femre, e cila ka pasur një rol ndihmës për bashkëpunëtorët dhe grabitësit e dhunshëm të aeroportit më 9 Prill.

Hetimi për këtë grabitje, ka detyruar hetuesit që të hapin dosjet e vjetra, për të bërë portretin dhe mënyrën se si vepronin disa grabitës në vendin tonë, përderisa edhe grabitësit në Rinas, kanë tipare të dhunshme. Aq më tepër, që në këtë ngjarje ishte i përfshirë edhe i shumëkërkuari Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat e policisë.

Prokuroria e Krimeve të Rënda thotë në rrugë jo zyrtare, se ka përfunduar sekuestrimin e dhjetëra dokumenteve pranë TIA-s dhe ICTS-së dhe pritet që në javën në vazhdim të nisë marrjen në pyetje të shumë prej këtyre punonjësve.

Megjithëse prokuroria dhe policia gjatë kësaj jave kanë dalë vetëm me një njoftim zyrtar për grabitjen e bujshme të Rinasit, duket se sekreti hetimor nuk do t’i mbulojë gjatë me mjegull veprimet e prokurorëve dhe policisë, të cilët vazhdojnë edhe këtë ditë pushimi, të kryejnë veprime hetimore për ngjarjen./TCH

Tags: femergrabitjahetimerinas

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.