ForeignPolicy/Humoristët do të sundojnë botën

ForeignPolicy/Humoristët do të sundojnë botën

80
0
Shares

Proverba e vjetër se për tu bërë lider si fillim duhet të sillesh si i tillë nuk mund të ishtë më e vërtëtë për Volodymyr Zelensky. Humoristi ukrainas shkëlqeu në rolin e tij në televizionin shtetëror si një mësuesi që u bë president.

Programi “Shërbëtorët e Popullit”, tregon për një mësues gjimnazi i cili arrin në nivelet më të larta të politikës ukrainase pasi videoja e tij, ku fliste  me pasion për korrupsionin u bë virale.

Tashme, pak përpara zgjedhjeve presidenciale në Mars, Zelensky është duke garuar si përfaqesues i partisë Shërbetorët e Popullit . Kjo parti u krijua nga kompania televizive në të cilën Zelensky është bashkë pronar, dhe ai nuk është i vetmi humorist i cili ngjit shkallët e karrierës politike.

Një numër i madh i humoristëve profesioniste rreth botës po kthehen në politikanë- dhe disa prej tyre ia kanë dalë të kenë pozicione kyçe. Marjan Sarec, një satirist, u zgjodh si kryeministri i Sllovenisë gushtin e kaluar. Jimmy Morales që më parë njihej si një aktor humori, tashmë është presidenti i Guatemalës. Shumë të tjerë kanë luajtur role të rendësishme në politkë. Jon Gnarr, një humorist ishte kryebashkiaku i Rekjavikut deri në vitin 2014, dhe Beppe Grillo, një humorist talian, themeloi partinë Pesë Yjet e cila tashmë është pjesë e koalicionit qeverisës. Me fjalë të tjera mos prisni qe Zelensky të jetë komediani i fundit që lë mikrofonin e podiumit për atë të politikës.

Në fakt, nuk është fare e vështirë të kuptojmë se pse një komedian është trend në politikë në këto momente ku populizmi po rritet. Së pari ata tentojnë ti kundërvihen vlerave dhe autoritetit të establishmentit qeveritar.

Slogani i platformës së sukseshme elektorale të Morale’s ishte “Ni corrupto, ni ladrón”-As i korruptuar, as hajdut. Slogan ky që nxorri jashtë lojës shumë nga partitë e tjera të Guatemalës të përfshira në korrupsion. Marjan Šarec, kryeministri slloven nga ana tjetër ishte shumë i famshëm për shkak të imitimeve dhe talljeve që u bënte politikanëve të mëparshëm.

Në një kohë ku vetëm gjysma e njerëzve në botë u besojnë politikanëve dhe mediave, kjo sipas një studimi të kryer së fundmi nga Edelman Trust Barometer, ka një hapësirë të madhe për anti-elitistët e vetshpallur.

Humoristët kanë gjithashtu dhe një avantazh psikologjik në anën e tyre. Humori zakonisht u jep njerëzve një sinjal pozitiv: i bën ata të ndihen mirë. Dhe në ketë moment  ku ndryshimet globale, ekonomike dhe teknologjike po na çojnë drejt paqartësisë: është e kuptueshme se votuesit do të anojnë nga lideri i cili i bën të ndihen mirë jo vetëm me humorin por edhe me premtimet jo realiste.

Një fjalim i sinqertë dhe humoristik ishte ai që e beri te famshëm Gnarr në fillim të krizës financiare  në vitin 2008. Partia e tij ,”The Best Party” ishte e përbëre nga rrokera, të cilët gjatë fushatës kërkuan peshqira falas për çdo pishinë si dhe një ari polar në kopshtin zoologjik, përpos të tjerave.

Këtë Shtator Hayk Marutyan, një humorist i famshëm Armenian, së fundmi bëri një fushatë argëtuese dhe optimiste  për tu bërë kryebashkiak i kryeqytetit Armenian, Yerevan. Platforma e tij fillestare përfshinte premtimet standarde si dhe përmirësimin e infrastrukturës dhe pajisjen me një dizajn dritash 4D për një kullë antikë në qytet,

Por ky pëlqim nuk vjen vetëm nga të qenit humorist. Satira është një mjet i mprehtë komunikimi. Në këto kohëra nuk ka formë mesazhi më efektiv sesa një mesash qesharak ose një shaka që jo vetëm do t’ju bej të qeshni por edhe një strategji shtrembërimi faktesh. Kjo ka filluar të jetë edhe më evidente edhe për shkak të fuqisë së rrjeteve sociale, të cilat ampliflikojnë humorin nëpërmjet memeve dhe GIFS.

Nga ana tjetër, shumë media po garojnë për vëmendjen e lexuesve të tyre, lajmet politike po përdoren edhe si formë argëtimi dhe ky fenomen po kthehet në favor të disa kandidatëve,

Na duhet që vetëm të konsiderojmë fushatën elektorale të presidentit Trump, e cila me anë të sulmeve periodike ndaj kundërshtarëve si dhe përdorimit të humorit arriti të fitojë zgjedhjet.

Në të njëjtën kohë, ishte pikërisht humori që e ndihmoi Boris Johnson në fushatën e tij për kandidat të bashkisë së Londrës në vitin 2008. Me anë të karizmës dhe humorit arriti të vendosë në hije mungesën e eksperiencës profesionale..

Në tërësi, humoristët të cilit e kanë një emër, dhe kanë praktikuar vetë-promovimin në rrjetet sociale, janë në një pozitë shumë të fortë për të përfituar nga votuesit.

Satirat e  humoristët egjiptian, Bassem Youssef  shkuan aq larg sa  e detyruan atë të largohej nga Egjipti për shkak të kërcënimeve dhe të  jetonte në mërgim.

Humori mund të perceptohet  mirë nga publiku por kjo nuk do të thotë se ata janë lider të vërtetë. Në fakt është një humbje për votuesit pasi politika nuk kërkon vetëm karizmën por edhe pragmatizmin, ekspertizën dhe eksperiencen. Rrisku i të zgjedhurit një humorist në poste publike dhe udhëheqëse është i lartë.

Komedia mund të luajë një rol të rendësishëm në politikë,por në të njëjtën kohë mund të nxisi apati, frikë dhe dëshpërim të cilat dominojnë në rrjetet tona sociale. Si çdo formë e populizmit, ne duhet të kemi kujdes për rrisqet. Edukimi është mjeti që duhet përdorur për të rritur ndërgjegjen mbi formën e teknikave raportuese që kandidatët përdorin për qëllimet e tyre. Kontrolli i fakteve duhet të luaj një rol të rëndësishëm në mënyrën sesi gjykojmë fushatat elektorale dhe kjo duhet bërë në bazë të seriozitetit dhe jo aftësisë për të argëtuar masat,

Por ajo çfarë duhet të nxjerrim si mësim nga humoristët është se duhet të adresojmë se nga vjen kjo mungesë besimi në sistemin politik. Kjo do të thotë së politikanët do te duhet të fillojnë të mbajnë shënime nga libri udhëzues i humoristëve.Atlasi.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY