VIDEO/Rikthehen aksionet në Shkodër, policia kap dy të rinjtë: Njëri qëlloi me...

VIDEO/Rikthehen aksionet në Shkodër, policia kap dy të rinjtë: Njëri qëlloi me armë

162
0
Shares

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga dy persona. Mësohet se në pranga ka rënë një 30-vjeçar i cili qarkullonte me armë, dhe një 26-vjeçar i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Ditmir Hysenaj, 30-vjeç, banues në fshatin Guerrile u arrestua në flagrancë nga policia pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij u gjet dhe u sekuestrua një pistoletë tip Beretta, me një krëhër me 15 fishekë.

Ndërsa Aleksandër Malaj 26-vjeç, banues në fshatin Bogë, u arrestua në Malësi të Madhe pasi nga informacionet e ardhura nga denoncimet e qytetarëve, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Policia njofton se materialet hetimore ju referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër per veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY